Alo Soft Power Set
Sweatshirt oversize nga Alo me logo diskrete dhe joggers Alo me bel elastik dhe prerje të lirshme. Të kombinuara së bashku, krijojnë look-un perfekt për: ditë udhëtimi, kafe me shoqet apo përditshmëri. Stil, pa u munduar shumë.

Chocolate Sculpt Set – Urban Feminine
Top me detaj të lehtë në pjesën e përparme dhe leggings me bel të lartë që formojnë siluetën. Një set në ngjyrë çokollatë që nuk është thjesht aktiv, është estetik. Perfekt për: një kafe të vonë, një takim casual, një ditë kur do të dukesh e rregulluar pa shumë sforco.

Alo Soft Power Set – Navy Edition
Sweatshirt oversize nga Alo me logo minimale dhe Tuta Alo me bel elastik të ekspozuar dhe prerje të drejtë, fluide. Një set që balancon komoditetin me një siluetë më të strukturuar. Të kombinuara së bashku, krijojnë look-un perfekt për: ditë aktive, takime spontane, dalje të shpejta për kafe, lëvizje gjatë ditës. Praktike, por me shije të rafinuar.
Oysho Active Fit Set – Grey Mood
Top sportiv nga Oysho me prerje ergonomike dhe tuta Oysho me bel të lartë dhe material elastik që ndjek linjat e trupit. Të kombinuara së bashku, krijojnë look-un perfekt për: palestër, yoga & pilates, ditë aktive. I menduar për lëvizje dhe rehati, por i krijuar për të dukur bukur.
Miu Miu x Philipp Plein – Urban Luxury
Xhaketë oversize Miu Miu me prerje maskuline dhe xhinse wide-leg plain që balancojnë strukturën me lirinë. Një kombinim që luan mes kontrasteve: strukturë sipër, liri poshtë. Perfekt për: takime informale me prezencë serioze, lëvizje të shpejta dhe hyrje që bien në sy apo ditët kur do të dukesh e kuruar pa u lodhur.
stylisphere
most read


Çfarë mendon një person gjatë një stërvitjeje të vështirë?






