Stili i Monika Kryemadhit në BBVA5 Një portret përmes veshjes

Një grua që nuk heq dorë nga autoriteti, por as nga feminiteti. Në këtë paraqitje, dominon tonaliteti bezhë, me detaje utilitare dhe prerje të rregullta, që i japin një ndjesi “power dressing” modern.

Xhaketa stof me material të endur dhe sipërfaqe të punuar i jep look-ut strukturë, duke theksuar qëndrimin e saj të sigurt, ndërsa topi minimal dhe pantallonat e bardha serioze krijojnë një bazë të pastër.

Tyl transparent në pjesën e sipërme, detaje të lehta në jakë, mëngë te tejdukshme me formë të lirshme, gjatësi poshtë gjurit dhe prerje lineare. Një veshje mjaft klasike me detaje elegante.

Monika nuk heziton të eksperimentojë as me ngjyrat. Toni i fortë i të verdhës shfaqet në daljen e saj për të komunikuar energji dhe optimizëm. Dhe këtë look, e kombinon më së miri me një makeup që krijon kontrast: smoky eyes të rafinuar me nuanca kafe të errët.

Fustani i zi me prerje off-shoulder ekspozon shpatullat dhe qafën me finesë, ndërsa ndjek në mënyrë të natyrshme linjat e trupit. Kjo është ndoshta paraqitja më e guximshme e Monikës, duke na kujtuar pa dashur “revenge dress” të Princess Diana.

Në këtë paraqitje, prerja e fustanit është e pastër dhe e ndërtuar me kujdes, duke krijuar volum dhe balancë pa u dukur e rëndë. Linja e drejtë, mëngët e gjera dhe shpatullat e buta i japin siluetës një formë moderne dhe të sofistikuar.

Në këtë rast, Monika qaset përmes një kombinimi mes dantellës së zezë, transparente në detaje, dhe fundit me sekuenca metalike, që krijojnë një dialog mes finesës dhe glamour-it.

Në këtë paraqitje, Monika shfaqet me një fustan të kuq me prerje klasike që e shoqëron me një qëndrim të qetë, duke transmetuar vetëbesim, disiplinë dhe autoritet.

Në stilin e saj, Monika di shumë mirë të lëvizë edhe drejt një estetike më të ngrohtë pa e humbur autoritetin. Kur ajo zgjedh sete me tonalitete si rozë pudër, kombinuar me vathë të vegjël perle, Monika krijon një imazh që transmeton butësi dhe empati.

Tonaliteti blu mbretëror i jep pamjes së Monikës një karakter serioz dhe institucional. Fustani me dekolte në formë “V” dhe jakë të strukturuar në stil xhakete e afron estetikisht me kostumin klasik, por në formë më feminile.

Në këtë paraqitje, Monika zgjedh një kostum në tonalitet jeshil smeraldi që i jep siluetës stabilitet ndërsa bluza e satenit në pjesën e brendshme shton një notë të butë femërore. Qëndisja me shkrim në mëngën e xhaketës është një detaj që thyen formalitetin dhe i jep pamjes karakter.