Më thuaj çfarë vere preferon, të të zbuloj një tipar tëndin

Cabernet Sauvignon  

Verë e kuqe, e fortë, pak e thatë, me shije qershie dhe druri, për gra/mashkuj me stil klasik. Tregon personalitet të qëndrueshëm dhe shije tradicionale.

Merlot 

Verë e kuqe, e butë, më e rrumbullakët në shije, pak frutore, për ata që duan elegancë pa ashpërsi. Je nga ata njerëz që sjell qetësi në tavolinë.

Pinot Noir  

Verë e kuqe, e lehtë, delikate, me aroma frutash të kuqe, për personalitete fine dhe romantike. Ke ndjeshmëri emocionale dhe shpirt artistik.

Syrah 

Verë e kuqe, intensive, spicy, me shije çokollate dhe piper, për karaktere të forta. Je i guximshëm dhe nuk ke frikë të dallosh.

Malbec  

Verë e kuqe, e pasur, frutore, me trup të plotë, për ata që duan shije “rich”. Tregon ambicie dhe shije për luksin.

Chardonnay   

Verë e bardhë, kremoz, elegante, pak e ngrohtë në shije, për stil classy dhe mature. Të pëlqen cilësia e mirë, por jo luks i zhurmshëm. Nuk kanë nevojë për reklamë.

Sauvignon Blanc 

Verë e bardhë, shumë fresh, agrume, acidike, për vajza aktive dhe energjike. Je optimist, spontan dhe plot energji. E zgjedh kur do freski mendore.

Pinot Grigio  

Verë e bardhë, neutrale, shumë e lehtë për t’u pirë, për momente sociale. Je social, i hapur dhe shumë i adaptueshëm. E di çfarë të duhet dhe mjafton kaq.

Riesling   

Verë e bardhë, pak e ëmbël, aromatike, me shije frutash, për natyra romantike. Ke zemër të butë dhe beson ende te dashuria. E zgjedh sepse nuk e fsheh anën emocionale.

Gewürztraminer   

Verë e bardhë, shumë aromatike, me nota lulesh dhe fruta tropikale, për shije speciale. Je unik dhe nuk ndjek turmën. Ke kuriozitet dhe guxim për shije që nuk janë “safe”.

Rosé Provence   

Verë rosé, shumë e lehtë, elegante, e freskët, për stil mesdhetar dhe veror. Je estetik, pozitiv dhe adhuron jetën e bukur.

Grenache Rosé   

Verë rosé, frutore dhe e balancuar, për ditë të ngrohta dhe brunch. Je i relaksuar dhe di të shijosh momentin pa u ndjerë në faj.

Champagne  

Verë me flluska, shumë luksoze, elegante, me aciditet të lartë, për raste speciale. Tregon vetëbesim dhe dashuri për jetën “high level”. E zgjedh kur di që momenti ka vlerë dhe meriton të mbahet mend.

Prosecco  

Verë me flluska, e lehtë, festive, pak e ëmbël, për evente dhe festa. Je social, pozitiv dhe gjithmonë në humor të mirë. E zgjedh për njerëzit, jo për pijen.