Ku do të shkonte Galliano?
2025 ishte një vit me ndryshime në modë, ku pothuajse çdo shtëpi e madhe mode ndryshoi drejtim kreativ, dhe në mes të gjithë këtij kaosi mbeti një pyetje e hapur:
Ku do të shkonte John Galliano pas largimit nga Margiela?… duke qenë se të gjithë prisnin një rikthim tek një brand luksi.
John Galliano rikthehet në skenë…
Por përgjigjja erdhi ndryshe nga se pritej, sepse Galliano zgjodhi Zara-n, një vendim që në fillim duket i çuditshëm, por që në fakt tregon shumë për mënyrën si po ndryshon moda dhe si kufiri mes luksit dhe brand-eve më të aksesueshme po bëhet gjithnjë e më i vogël.
Një drejtim i ri?
Në një kohë kur luksi po bëhet gjithnjë e më i paarritshëm, kjo lëvizje nuk është thjesht një bashkëpunim, por hap një diskutim më të madh:
A është kjo një mënyrë që Zara të na tregojë se ‘Couture’ mund të jetë pranë nesh edhe si fast fashion?
Apo Zara po e pozicionon veten si ‘Couture’? …kjo mbetet për t’u parë.
stylisphere
most read

Dita më me fat e muajit për çdo shenjë të horoskopit në Prill 2026


Pak nostalgji… Serialet turke më të bukura të të gjitha kohërave!

Sipas një studimi, Stërvitja mund të përmirësojë kujtesën dhe përqendrimin!




