Çfarë tregon përzgjedhja e tavolinës Për shijet e tua

Ti i kushton rëndësi mënyrës si duken gjërat bashkë, jo vetëm veç e veç. Të pëlqen kur një hapësirë ka shtresa, kontraste dhe karakter. Është një stil që kërkon sy dhe ti e ke.

Ti zgjedh gjëra që nuk duken “perfect” në mënyrë klasike dhe pikërisht kjo të pëlqen. Nuk je person që ndjek trendet verbërisht, por krijon një stil që duket effortless.

Ti je shumë selektiv / e. Nuk ble shpesh, por kur ble, zgjedh gjëra që kanë peshë dhe prezencë. Ke një sy të zhvilluar për cilësi dhe kombinime klasike.

Ti nuk zgjedh për t’u pëlqyer, zgjedh sepse e di çfarë të përfaqëson. E zeza për ty është kontroll dhe qetësi. Shija jote është e qartë: ose është zgjedhja e duhur, ose nuk e do fare.

Ti je person që tërhiqesh nga dizajni i ri, format jo klasike dhe materialet që duken “ndryshe”. Ke një shije moderne, pak eksperimentale, dhe nuk ke frikë të dalësh nga zona e komfortit.

Ti tërhiqesh nga format organike dhe linjat e buta, jo nga format klasike. Zgjedh forma të veçanta dhe materiale “clean”. Të pëlqen neutralja, balanca dhe qetësia në ambient.