Pozicionimi i luleve: detaji që e bën shtëpinë të duket e kuruar para vizitës së miqve

Në hyrje     

Vazoja e parë që sheh një mik…vendos tonin e gjithë shtëpisë. Zgjidh diçka të thjeshtë, por të freskët duke dhënë ndjesinë “mirë se erdhe” pa fjalë.

Në tavolinën e sallonit      

E bën hapësirën më të gjallë dhe më sociale. Një vazo e vogël mjafton. Mos e mbingarko, por lë vend për bisedë.

Në kuzhinë      

E kthen një hapësirë funksionale… në një hapësirë që ndihet. Pranë dritares ose këndit të përgatitjes. Jep freski dhe energji çdo ditë.

Pranë dritës natyrale        

Aty ku lulja duket më bukur. Drita i jep jetë ngjyrave dhe krijon një kënd që tërheq vëmendjen pa u sforcuar.