Aperitivo Culture: Rituali italian që po pushton Tiranën!
Aperol Spritz nuk është thjesht një përzierje Prosecco-je, aperitivi dhe uji me gaz. Ai përfaqëson një ritual social që ka mbijetuar për më shumë se dy shekuj, duke kaluar nga tavernat e Venecias te tarracat më elegante të botës.
Në Itali, mes orës 18:00 dhe 20:00, lokalet mbushen me njerëz që takohen pas punës; porositin një spritz dhe kalojnë kohë me miqtë. Jo për t’u dehur! Por për një moment pauze dhe qetësie midis punës dhe mbrëmjes.
Spritz nuk është thjesht një pije. Ai përfaqëson një mënyrë jetese që vlerëson shoqërinë, bisedën dhe kënaqësinë e gjërave të thjeshta. I shoqëruar me ushqime të lehta para darkës, Spritz ka kthyer një pije në një ritual social që bashkon njerëzit.
Në vitet e fundit Tirana po ndryshon ritëm. Nga qyteti i kafesë dhe jetës së natës, po shndërrohet edhe në një destinacion të aperitivit, ku pasditja ka fituar më në fund vendin e saj në stilin e jetesës.
Në bashkëpunim me disa bare të Tiranës, Eurolab Internacional ka kontribuar në sjelljen e kulturës së “Aperitivo Hour” në kryeqytet, duke e kthyer këtë traditë italiane në një pjesë të re të jetës sociale.
Filozofia që po vjen është ajo që italianët e kanë kuptuar prej kohësh: pjesa më e bukur e mbrëmjes është ajo para se të fillojë nata!
stylisphere
most read








