Momentet më të bukura të festave nuk maten me ditë, por me kohën që ndajmë me njerëzit tanë më të dashur.
Dimri zbulon një tjetër bukuri të Adriatikut. Deti ruan kaltërsinë e tij magjepsëse, malet rrethojnë gjirin me madhështinë e tyre të qetë, ndërsa ritmi i jetës ngadalësohet, duke na dhënë mundësinë të shijojmë më shumë çdo çast. Në këtë atmosferë të veçantë, One&Only Portonovi i fton vizitorët të përjetojnë festat e fundvitit duke iu rikthyer asaj që ka vërtet rëndësi: kohës së çmuar që kalojmë së bashku.
Nën moton “Koha që na bashkon”, programi festiv i këtij viti sjell një sërë përvojash të krijuara për të bashkuar familjarë, miq dhe njerëz të dashur. Nga ceremonia tradicionale e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes, te atmosfera gjallëruese e tregut festiv dhe aktivitetet e përditshme, resorti shndërrohet në një destinacion ku çdo moment merr një kuptim të veçantë.
Ditët nisin qetësisht, me mëngjese të shijuara pa nxitim dhe me pamje nga marina, për të vijuar me shëtitje buzë detit, aktivitete festive dhe çaste relaksi. Ndërsa mbrëmja afrohet, dritat vezulluese ndriçojnë gjirin, meloditë festive mbushin ajrin dhe e gjithë hapësira e resortit përfshihet nga magjia e fundvitit.
Gastronomia zë një vend të veçantë në kalendarin e festimeve. Në One&Only Portonovi, tryeza kthehet në vendin ku njerëzit bashkohen, ndajnë histori dhe krijojnë kujtime që mbeten gjatë. Për festën e Krishtlindjes dhe Krishtlindjen Ortodokse, të ftuarit mund të shijojnë përvoja të veçanta kulinare, nga darkat elegante në restorantin La Veranda, te drekat festive në Sabia. Çdo menu është konceptuar me kujdes për të nderuar traditat e festave, duke ndërthurur shijet e rafinuara me mikpritjen e ngrohtë.
Për familjet me fëmijë, magjia e festave merr jetë në çdo kënd. Të vegjlit mund të vizitojnë këndin përrallor të Babagjyshit, t’i shkruajnë atij letrat me dëshirat e tyre dhe të shijojnë çdo ditë shfaqje filmash festivë. Ndërkohë, dita e Krishtlindjes sjell një nga momentet më të shumëpritura: mbërritjen e Babagjyshit në resort. Janë pikërisht këto tradita të dashura, që emocionojnë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit, ato që i bëjnë festat kaq të veçanta dhe krijojnë kujtime të paharrueshme për të gjitha brezat.
Përtej atmosferës festive, One&Only Portonovi ofron edhe mundësinë për t’iu përkushtuar vetes dhe mirëqenies personale. Në Chenot Espace, programet e mirëqenies, terapitë e specializuara dhe aktivitetet që nxisin qetësinë dhe ekuilibrin krijojnë hapësirën ideale për t’u shkëputur nga rutina e përditshme. Qoftë përmes një seance të udhëhequr për reflektimin dhe përcaktimin e synimeve të Vitit të Ri, apo një rituali sezonal të mirëqenies, çdo përvojë është një ftesë për ta mbyllur vitin me energji të reja dhe për ta nisur tjetrin me më shumë qartësi e harmoni.
Kulmi i sezonit festiv vjen me dy mbrëmje spektakolare të ndërrimit të viteve. Të ftuarit mund të zgjedhin mes shkëlqimit dhe atmosferës madhështore të Grand Ball në Arena dhe elegancës së rafinuar të Venetian Gala në La Veranda. Të dyja mbrëmjet premtojnë argëtim të paharrueshëm, gastronomi të nivelit të lartë dhe një numërim mbrapsht plot emocione drejt vitit 2027.
Gjatë gjithë dhjetorit dhe në ditët e para të Vitit të Ri, One&Only Portonovi shndërrohet në një destinacion ku traditat festive, çastet familjare, përvojat gastronomike dhe mirëqenia ndërthuren natyrshëm, në një nga peizazhet më mahnitëse të bregdetit Adriatik të Malit të Zi.
Sepse, në fund të fundit, luksi më i madh nuk qëndron vetëm te vendi ku festojmë, por te njerëzit me të cilët ndajmë momentet më të bukura.
MOMENTET KRYESORE TË SEZONIT FESTIV
- 6 dhjetor 2026 – Ceremonia e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes
- 6 dhjetor 2026 – 7 janar 2027 – Tregu i Krishtlindjes në Caminetti
- 24 dhjetor 2026 – Darka e Natës së Krishtlindjes në La Veranda
- 25 dhjetor 2026 – Dreka festive e Krishtlindjes në Sabia
- 25 dhjetor 2026 – Mbërritja e Babagjyshit
- 6–7 janar 2027 – Festimet e Krishtlindjes Ortodokse
- Gjatë sezonit festiv – Përvoja mirëqenieje dhe reflektimi për Vitin e Ri në Chenot Espace
- 31 dhjetor 2026 – Mbrëmja gala Grand Ball në Arena
- 31 dhjetor 2026 – Mbrëmja gala veneciane në La Veranda
FESTONI KOHËN QË NA BASHKON
Zbuloni programin e plotë festiv dhe rezervoni përvojat tuaja të preferuara duke kontaktuar One&Only Portonovi në numrin +382 31 691 000 ose në adresën reservations@oneandonlyportonovi.com.
Për darkat festive dhe mbrëmjet e ndërrimit të viteve, rekomandohet rezervimi paraprak.
stylisphere
most read


Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: këtë herë në fokus kozmetika

Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar





