Search
Close this search box.

Cooking with Luga e Argjendte & SMEG!

Periudhat festive janë momenti ku tradicionalja dhe moderniteti në kuzhinë ndërthuren dhe arti i kuzhinës zë qendrën e vëmendjes. Si një simfoni shijesh të përcjella ndër breza, recetat tradicionale përbëjnë bazën, duke rezonuar me jehonat e trashëgimisë. Megjithatë, në këtë ekuilibër delikat, inovacioni shkon përpara. Stylisphere, si një media ndërkombëtare që vlerëson pasurinë e tradicionales dhe elegancën në teknologjinë, së bashku me Lugën e Argjendtë, sjellin këtë fundvit një recetë për të gjithë familjen tuaj, në një showroom që gjithmonë të nxjerr në pah kreativitetin në kuzhinë, SMEG!

Pajisjet multifunksionale, furrat me teknologji inovative, frigoriferët ikonik dhe ngjyrat e harmonizuara me dizajnin e pajisjeve, të shkëpusin nga realiteti i një kuzhine të zakonshme dhe të tregojnë se sa e prekshme është e jashtëzakonshmja!

Il Brasato ose Mish i zier ngadalë:

  • Mish viçi (fileto e plotë) 1 kg
  • Verë Shesh i Zi (1 shishe) 750 ml
  • Karota (rreth 2 te mesme) 160 g
  • Selino (rreth 2 kërcej mesatare) 100 g
  • Qepujka 500 gr
  • 300 gr kërpudha champignon
  • Hudhra 3-4 thelpi
  • Rozmarinë 1 degëz
  • Trumëz 1 degëz
  • Dafina 2 gjethe
  • Karafil 3
  • Piper i zi kokrra 4
  • Shkopinj kanelle 1
  • 4-5 feta portokall
  • Gjalpë 15 g
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër 50 g
  • Kripë për shije

 

Përgatitja

* Pastroni selinon, karrotën dhe qepër, kërpudhat dhe i prisni në copa të trasha 2-3 cm, në fund qëroni thelpijtë e hudhrës .

* Hidhni mishin, perimet erëzat aromatike në një tenxhere të madhe.

* Më pas shtoni verën derisa mishi të mbulohet plotësisht .

* Më pas mbulojeni me kapak dhe lereni të marinohet në frigorifer për të paktën 5-6 orë .

* Pasi të ketë kaluar kjo kohë, kullojeni gjithçka pa i hedhur perimet dhe verën

*  Merrni mishin dhe vendoseni në dërrasën e prerjes, thajeni me letër kuzhine.

* Ne nje tigan tjetër shtojmë gjalpin dhe vaj dhe i shkrijmë në zjarr mesatar . Sapo të nxehet fundi shtojmë mishin dhe e lemë të skuqet në zjarr së bashku me perimet. Ças 10 minutashni “shuajmë” me një gotë verë Kallmet të mbetur nga marinimi.

* E kthejmë nga të gjitha anët në mënyrë që në sipërfaqe të formohet një kore.

* Pas disa minutash kalojmë mishi, gnjtjë perimet dbe 3-4 feta portokall, në një tenxhere të madhe.

* Shtojmë rrerh 1,5 lit ujë nxehtë  dhe vazdojmë ta ziejmë në zjarr të ngadaltë për një orë.

* E transferojmë tenxheren (prej gize) në furrë (të mbuluar me kapak ose letër alumini) dhe e pjekim në temperaturën 200 gr C për 2-3 orë.

* Mishin e presim në feta dhe e mbulojmë me lëngun e perimeve

Gëzuar festat dhe ju bëftë mirë!

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *