Search
Close this search box.

Cooking with Luga e Argjendtë & SMEG!

Ne në Stylisphere angazhohemi përtej titujve dhe artikujve për të kultivuar një stil jetese të shëndetshme. Duke i dhënë përparësi historive që manifestojnë një jetesë të shëndetshme, ne synojmë të frymëzojmë audiencën tonë për të bërë zgjedhje të informuara që kontribuojnë në një qasje të qëndrueshme ndaj mirëqenies personale.

Dhurata Thanasi e Lugës së Argjendtë, aktiviste e një sistemi të qëndrueshëm ushqimor, historiane e ushqimit dhe aktiviste e mjedisit, përqafon më së miri idenë tonë. Sot ju prezantojme me salcën e humusit, i cili përgatitet lehtësisht nëpërmjet riciklimit të perimeve, duke përdorur produktet inovative të Smeg.

Transformimi i perimeve të mbetura në salca plot shije jo vetëm që shton shumëllojshmëri në vakte, por gjithashtu ju kontribuoni në një mjedis të qëndrueshëm duke përqafuar një dietë të larmishme dhe të pasur me lëndë ushqyese. Pikë plus: tavolinat me miqtë do të jenë më argëtuese.

Receta për humusin:

Humus me fasule, spinaq ose panxhar

500 gr fasule të ziera me lëng, (të mbetura nga një ditë më parë)
3 kugë gjelle krem spinaq ose krem panxhari
2 thelpinj hudhra
Lëngu i 2 kokrra limonash
2 lugë gjelle krem tahinë
Pak kripë
Pak vaj ulliri sipas dëshirës

Përgatitja

* Vendosini në një grirës/blender fasulet, spinaqin, lëngun e 2 limonave, kremin e susamit (Tahinën) pak kripë dhe grijini derisa të keni një krem lisho. Mund t’i shtoni pak vaj ulliri ose nja dy lugë ujë të ngrohtë për ta bërë edhe më kremoz.
* Dekoroni pjatën me spec djegës të shkërmoqur dhe shërbejeni me copa buke të thekur, ose perime të gjalla.

Ju bëftë mirë!

most read

Facebook
Pinterest
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *