Çfarë është nisma njëmujore që ka në thelb heqjen dorë nga alkooli për të gjithë muajin janar?
Dry January i referohet një nisme njëmujore ku individët heqin dorë nga alkooli për të gjithë janarin.
Ky muaj pa alkool është një mundësi për të rifituar kontrollin mbi alkoolin, për të promovuar një jetë më të shëndetshme dhe për të nisur vitin me një “pastrim” të trupit dhe mendjes.
Ky muaj shërben si test i vetëdisiplinës, duke ofruar mënyra të reja për të kaluar kohë të këndshme pa alkool.
Eleminimi i alkoolit gjithashtu mund të:
•përmirësojë gjumin
•rrisë energjinë
•mbrojë mëlçinë dhe trurin
•reduktojë ankthin dhe stresin
Dry January, ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar nga fushata ‘Alcohol Concern’ në 2013 dhe fitoi popullaritet ndërkombëtar, duke u kthyer në një mundësi për përmirësimin e shëndetit, kursimin e parave dhe adoptimin e një stili jetese më të shëndetshëm.