Horoskopi i Muajit Korrik 2025

Nga Susan Miller - Përkthyer nga Stylisphere

Dashi

Korriku është muaji yt për të marrë frymë dhe për të pushuar pak.Puna do të ecë mirë dhe megjithëse detyrat janë të shumta, ti po i menaxhon me përkushtim. Ritmi që ke ndërtuar të lejon të përqendrohesh më shumë te shtëpia dhe jeta familjare.Hëna e re më 25 qershor ishte më e mira e dekadës për çështjet e banesës.Nëse planifikon të zhvendosesh, të blesh, të marrësh me qira apo të rregullosh shtëpinë, fillimi i korrikut është koha më me fat. Jupiteri ndodhet në shtëpinë tënde të katërt deri më 30 qershor 2026, ndaj ke gjithë kohën për plane, por tani është momenti ideal për të përfituar nga energjia pozitive e kësaj hëne të re.Familja është përkrahja jote më e madhe.Nëse nuk ke në plan të lëvizësh, ndoshta po mendon për rregullime, pastrim, apo dekorime të reja. Jupiteri sjell bekime në çdo iniciativë që lidhet me shtëpinë dhe të dashurit e tu.Karriera arrin një kulm rreth hënës së plotë më 10 korrik.Nëse ke aplikuar për një punë apo projekt, mund të marrësh përgjigje pozitive. Marsi, planeti yt sundues, dhe planetët Saturn, Plutoni, Urani dhe Venusi të mbështesin fuqishëm, emri dhe reputacioni yt janë në kulm. Vepro me besim! Dashuria dhe krijimtaria marrin dritë më 24 korrik me hënën e re në Luan.Tre trupa qiellorë (Dielli, Hëna e Re dhe Mërkuri) ndodhen në shtëpinë tënde të pestë të dashurisë. Me mbështetjen e Neptunit (dashuria pa kushte) dhe Saturnit (stabiliteti), ke shanse të ndjeshme për një lidhje serioze, për të pasur një fëmijë, apo për të ndriçuar në fushën artistike.Nëse nuk planifikon fëmijë, bëj kujdes.Uranusi (surpriza) është aktiv dhe mund të sjellë shtatzëni të papritura. Në të kundërt, kjo hënë e re favorizon çdo ndihmë që kërkon për fëmijët që ke ose për zhvillimin e talenteve të tyre.Kreativiteti është në kulm, shfrytëzoje! Çfarëdo që krijon art, muzikë, dizajn, modë, do të gjejë publikun e duhur. Me punë të qëndrueshme dhe përkushtim, mund të ndërtosh një bazë të fortë suksesi afatgjatë.Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 18 korriku deri më 10 gusht.Nënshkruaj dokumentet përpara kësaj date dhe shmang nisjen e projekteve të mëdha. Por është periudha perfekte për pushim, edhe nëse të telefonojnë nga zyra, gjithçka do të jetë në frymë bashkëpunimi.Uranusi largohet nga shtëpia e financave më 7 korrik, duke i dhënë fund periudhës së paqëndrueshme në të ardhurat e tua. Do të ndihesh më i sigurt financiarisht, ndërsa Uranusi kalon te udhëtimet dhe komunikimi, ku do të qëndrojë për 7 vitet e ardhshme duke sjellë ide dhe lëvizje të papritura.

Demi

Udhëtimet dhe pushimi janë në plan të parë këtë muaj.Në fund të qershorit, planetët nuk ishin të favorshëm për udhëtime, por tani gjithçka ndryshon. Hëna e plotë më 10 korrik mund të të gjejë në një destinacion të largët, duke shijuar një udhëtim romantik ose duke përfunduar një udhëtim të gjatë dhe të suksesshëm. Nëse nuk ke udhëtuar ende, kjo është koha më e mirë për ta bërë.Romanca dhe krijimtaria janë në kulm.Marsi ndodhet në shtëpinë tënde të pestë, që lidhet me dashurinë, fëmijët, argëtimin dhe talentin artistik, dhe do të qëndrojë aty deri më 6 gusht. Do të ndjesh shpërthime pasioni, frymëzim dhe dëshirë për të krijuar ose për t’u dashuruar. Një ditë veçanërisht e favorshme për dashurinë është 4 korriku, kur Venusi dhe Urani bashkohen në shenjën tënde, mund të ndodhë diçka e papritur dhe shumë emocionuese!Hëna e re më 24 korrik do ta kthejë fokusin nga udhëtimet te shtëpia dhe familja. Kjo është koha më e mirë për të nisur përmirësime, dekorime ose projekte që sjellin rehati në hapësirën tënde personale. Saturni do ta mbështesë këtë proces duke sjellë stabilitet dhe rezultate afatgjata.Ngjarja më e rëndësishme ndodh më 7 korrik: Urani, planeti i surprizave, lë shenjën e Demit dhe kalon përkohësisht në Binjakë, ku do të qëndrojë deri më 7 nëntor. Kjo është një “paralajmërim” për ndryshime të mëdha që do të ndodhin nga 2026 deri në 2033, sidomos në lidhje me punën dhe të ardhurat. Fitime të papritura apo humbje të befasishme janë të mundshme, por nëse je i kujdesshëm financiarisht, gjithçka do të shkojë mirë.Një ditë me fat për financat do të jetë 22 korriku.Mund të marrësh një ofertë të papritur për një pronë ose të gjesh një marrëveshje të jashtëzakonshme për blerje shtëpie apo pajisjesh shtëpiake. Nëse po shet, mund të marrësh më shumë nga sa prisje.Mërkuri hyn në prapavijë nga 18 korriku deri më 10 gusht.Mos bër blerje elektronike, makineri apo pajisje gjatë kësaj kohe. Shmang nënshkrimet e rëndësishme dhe fokusoju gjërave që njeh mirë. Është kohë ideale për t’u lidhur me njerëz nga e kaluara.

Binjakët

Korriku është muaj i fortë financiar për ty.Me Jupiterin në Gaforre, tani në shtëpinë tënde të dytë të të ardhurave, për herë të parë pas 12 vitesh, shanset për të fituar më shumë janë shumë të larta. Hëna e re e 25 qershorit ka hapur një derë të re për rritje financiare. Megjithatë, paralajmërimi është i qartë: menaxho paratë me kujdes, mos shpenzo pa mend dhe vendos një plan kursimi apo investimi.Pjesa më e madhe e parave mund të shkojë për shtëpi ose familje.Hëna e plotë më 10 korrik në Bricjap do të sjellë përqendrim te çështjet financiare. Mund të paguash borxhe, të investosh në pronë ose të ndihmosh një të afërm. Marsi të mbështet në këto vendime.Lajmi më i madh i muajit është hyrja e Uranit në shenjën tënde, Binjakët, më 7 korrik.Do të qëndrojë aty deri më 7 nëntor për një “shije” të asaj që do të vijë nga prilli 2026 deri në maj 2033. Kjo është një periudhë transformimesh personale, mund të ndryshosh pamjen, emrin, vendbanimin, karrierën apo madje edhe të nisësh prindërimin në mënyrë të pavarur. Do të marrësh vendime që i ke menduar prej kohësh.Uranusi në Binjakë do të sjellë ndryshime në shkencë, teknologji, transport dhe komunikim, me ndikim edhe në shoqëri. Ti do të jesh pjesë aktive e këtij evolucioni.Udhëtime dhe shoqëri pas 24 korrikut.Hëna e re në Luan do të nxisë dëshirën për të udhëtuar, sidomos për të takuar miq të ngushtë apo për të marrë pjesë në evente sociale ose profesionale. Udhëtimet do të jenë të këndshme dhe frymëzuese falë ndikimit të Saturnit dhe Neptunit.Por shmang negociatat e rëndësishme pas 24 korrikut.Nëse planifikon të takosh klientë apo të firmosësh marrëveshje, mund të ketë pengesa, më mirë prit deri në fund të gushtit. Kjo sepse Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 18 korriku deri më 10 gusht, duke sjellë vonesa dhe keqkuptime. Përdor këtë periudhë për udhëtime shoqërore, jo për çështje biznesi.Nëse ke një projekt të madh për të nisur, mbaje për hënën e plotë të 9 gushtit në Ujor, një nga më të mirat e vitit. Edhe me Mërkurin në prapavijë, kjo hënë mund të “anulojë” problemet dhe të sjellë sukses të madh.

Gaforrja

Mirë se vjen në vitin tënd me fat, Jupiteri është në anën tënde! Që nga 9 qershori, Jupiteri (planeti i fatit dhe dhuratave) ka hyrë në shenjën tënde për herë të parë pas 12 vitesh, duke të shpallur “të preferuarin e zodiakut” deri më 30 qershor 2026. Ky është Viti i Smeraldit për ty periudha më me fat që ndodh vetëm një herë në çdo cikël të madh astrologjik.Korriku e zhvendos fokusin nga vetja te marrëdhëniet.Gjatë hënës së plotë më 10 korrik, do të ndjesh një thellim të lidhjes me partnerin. Mund të vendosni të fejoheni, të martoheni apo të nisni një bashkëpunim të rëndësishëm profesional. Nëse ke kaluar ulje-ngritje në çift, tani energjitë janë shumë më të qeta dhe të lumtura.Mund të planifikoni një udhëtim të shkurtër romantik.Me Marsin që mbështet hënën e plotë nga shtëpia e komunikimit dhe udhëtimeve të shkurtra, një fundjavë e bukur në natyrë ose një vend afër do të jetë përjetim më i mirë se ç’e imagjinon. Një lidhje e fortë mes Plutonit, Uranit dhe Venusit premton intimitet, pasion dhe momente të veçanta.Në fund të muajit, fokus te paratë dhe karriera.Hëna e re më 24 korrik është më e mira e vitit për të kërkuar rritje page apo për të përmirësuar rrjedhën e të ardhurave, sidomos nëse je i vetëpunësuar. Saturni dhe Neptuni të mbështesin në shtëpinë e dhjetë, sukses profesional dhe vlerësim nga figura të rëndësishme.Të ardhurat do të vijnë nga puna, jo nga fati.Por kjo nuk është problem për ty, ke potencial për të dyfishuar fitimet me përpjekje të drejta. Plutoni në shtëpinë e tetë të financave mund të sjellë bonuse, grante, pagesa sigurimesh apo fitime nga investime. Nëse ke kërkuar kredi ose mbështetje financiare, është koha për të vepruar.Kërkohet balancë mes disiplinës dhe krijimtarisë.Ndonëse ndihesh sikur kërkesat janë të mëdha, ti mund t’i tejkalosh, me mbështetjen e Plutonit dhe Uranit që sjellin shpërthim fuqie dhe intuitë. Mos dysho në vetvete! Urani hyn në Binjakë më 7 korrik, duke të sjellë intuicion të jashtëzakonshëm. Ndiq ndjesitë, mos injoro ëndrrat apo “ndjesitë e barkut”,ato do të jenë udhërrëfyes të fuqishëm. Do të shohësh përparim në situata që dikur dukeshin të paqarta.

Luani

Korriku nis me energji të mirë për ty, edhe pse shumë gjëra po zhvillohen në prapaskenë.Hëna e re më 25 qershor solli zhvillime pozitive, veçanërisht në aspektin profesional, edhe nëse nuk janë ende të dukshme. Jupiteri, planeti i fatit, u bashkua me Diellin dhe Hënën e re, duke sjellë mundësi që po rriten në heshtje. Je në një fazë strategjike, duke planifikuar si një gjeneral që vepron me mençuri prapa skenave. Ky është pozicioni më i fuqishëm për momentin.Reputacioni yt profesional po rritet.Në fund të qershorit, Venusi dhe Urani u bashkuan në shtëpinë e karrierës, duke sjellë lavdërime të papritura për ty nga figura me rëndësi. Edhe nëse ke ndjerë se je nënvlerësuar, do të kuptosh se puna jote është vlerësuar në heshtje. Kjo do të shpërblehet më gjerësisht midis 2026–2027.Hëna e plotë më 10 korrik shënon përfundimin e një projekti të rëndësishëm. Shpenzimet kanë qenë të larta që nga mesi i qershorit, por përgëzimet dhe vlerësimet që merr tani mund të sjellin të ardhura shtesë.Saturni, planeti i disiplinës, ka ndikuar financat që nga marsi 2023.Ai u largua më 24 maj, por do të kthehet përkohësisht më 1 shtator, derisa të largohet përfundimisht më 13 shkurt 2026. Deri atëherë, ke marrë një “MBA kozmike” për menaxhimin e parasë dhe do të dalësh më i/e fortë financiarisht.Pika kulmore e muajit vjen me hënën e re më 24 korrik në shenjën tënde, Luan.Kjo është momenti yt për të dalë në skenë. Do të jesh në qendër të vëmendjes dhe gati të marrësh drejtimin. Lidershipi yt do të vihet në pah dhe mundësitë do të vijnë njëra pas tjetrës.Çështjet me jashtë ose akademike marrin kthesë pozitive.Mund të zgjidhet një situatë që ka qenë problematike dhe të sjellë mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar ose zhvillim personal.Jeta sociale është e gjallë këtë muaj!Nga 4 deri më 30 korrik, Venusi ndodhet në shtëpinë e miqësive, duke të sjellë ftesa për darka, festa, takime me njerëz të dashur dhe udhëtime të vogla relaksuese.Puna dhe argëtimi do të jenë në balancë të bukur këtë muaj, dhe gushti do të jetë edhe më i mrekullueshëm.

Virgjëresha

Je në fund të një viti të rëndësishëm profesional.Nga 25 maji 2024 deri më 9 qershor 2025, Jupiteri ka sjellë rritje në karrierë dhe mundësi të mëdha. Ke punuar fort, me përkushtim dhe pa shpërqendrime, dhe tani vjen shpërblimi.Kohët e vështira për argëtim dhe dashuri po mbarojnë.Tani Jupiteri është zhvendosur në shtëpinë e miqësive, dëshirave dhe jetës sociale, ku do të qëndrojë deri më 30 qershor 2026. Jeta bëhet më e ndritshme, më e bukur dhe më e lidhur me gëzimin e thjeshtë.Marsi ndodhet në shenjën tënde që nga 17 qershori dhe deri më 6 gusht.Energjia, vetëbesimi dhe tërheqja jote janë të larta. Tani ndihesh më i/e fortë, më i/e guximshëm/guximshme dhe gati për të marrë kontrollin.Financat janë në mendjen tënde.Ndoshta po paguan kredi, borxhe studentore apo po kalon një ndryshim në stil jetese që kërkon shpenzime. Kjo është normale, disa periudha janë për shpenzime, të tjera për kursime.Saturni është zhvendosur në shtëpinë e tetë të parasë së huaj që nga 24 maji.Do të qëndrojë aty deri më 1 shtator 2025, pastaj rikthehet nga shkurti 2026 deri në prill 2028. Kjo është një periudhë mësimi financiar një “MBA kozmike” për menaxhimin e parasë. Saturni do të të mësojë si të ulësh borxhin, të investosh me zgjuarsi dhe të ndërtosh pasuri.Në fillim të korrikut, Venusi dhe Urani në kulmin e hartës tënde sjellin lavdërime dhe ndoshta një ofertë pune me më shumë të ardhura.Hëna e plotë më 10 korrik sjell emocione të thella dhe ndoshta një përvojë romantike të paharrueshme.Mund të ndjesh dashuri, pasion, ose të kalosh një fundjavë romantike në natyrë. Do të jetë kohë e bukur edhe për lidhje me fëmijët ose për të zbuluar shtatzëni apo lindje.Krijimtaria jote shpërthen!Nëse ke pasion për muzikën, shkrimin, artet pamore, dizajnin, modën apo gatimin, tani është koha për ta marrë seriozisht. Mund të nisësh një projekt, një kurs apo ndoshta edhe një karrierë të re artistike.Hëna e re më 24 korrik sjell qetësi dhe reflektim.Do të të japë mundësinë për të pushuar dhe për të menduar qartë rreth financave. Mund të vijnë lajme të mira për para ose të fillosh të ndërtosh një fond emergjence që të siguron më shumë stabilitet.Çdo hap që bën tani, sado i vogël, do të të shpërblehet më vonë.Qëndro i/e fokusuar dhe vazhdo të ndërtosh sigurinë tënde financiare dhe personale me kujdes.

Peshorja

Karriera mbetet në fokus, me një ofertë që meriton vëmendje.Pas hënës së re më 25 qershor, mund të kesh marrë një ofertë pune prestigjioze ose një bashkëpunim të ri. Megjithatë, partneri ose klienti duket i kujdesshëm dhe konservator ndaj ideve të tua. Mos u dorëzo, kjo është një mundësi që ia vlen, thjesht do të kërkojë negociata dhe qasje strategjike. Jupiteri ishte në aspekt të mrekullueshëm me Diellin gjatë kësaj hëne të re, duke sjellë fat dhe mbështetje të fuqishme në këtë proces.Jeta në shtëpi merr rëndësi në fillim të muajit.Po mendon të zhvendosesh, rinovosh apo të përmirësosh hapësirën ku jeton? Hëna e plotë më 10 korrik është ideale për çështje që lidhen me shtëpinë, mund të gjesh një zgjidhje, të nënshkruash marrëveshje, ose të nisësh projekte të mëdha riparimi apo dekorimi. Edhe nëse duket sfiduese, mos u tremb, universi po të mbështet.Karriera është në rritje dhe financat do të përmirësohen.Jupiteri ka hyrë në shtëpinë tënde të karrierës më 9 qershor dhe do të qëndrojë atje për një vit, deri më 30 qershor 2026. Kjo do të thotë se suksesi profesional do të vazhdojë dhe do të përkthehet edhe në stabilitet ekonomik. Interesant është që në astrologji, karriera dhe familja janë në dy pole të kundërta, por ndikimet nga njëra reflektohen në tjetrën, kështu që mund të fitosh në të dyja anët.Nëse ke shqetësime për prindërit, Jupiteri të ndihmon edhe aty.Nëse je duke kërkuar zgjidhje për mirëqenien e nënës apo babait, tani është momenti për të vepruar, mbështetja qiellore është me ty.Pas vendimeve të rëndësishme, hëna e re më 24 korrik sjell argëtim dhe shoqëri.Kjo hënë e re do të ndriçojë shtëpinë e miqësive dhe ëndrrave të tua. Mund të realizosh një dëshirë të vjetër, të krijosh lidhje të reja, apo thjesht të kalosh kohë me njerëz të dashur. Mund të bashkohesh në një kauzë sociale, grup bamirësie, klub libri, klasë fitnesi apo aktivitet komunitar.Një udhëtim spontan mund të ndryshojë perspektivën tënde.Partneri ose dikush i afërt mund të të ftojë në një udhëtim të papritur jashtë vendit që do të hapë mendjen tënde dhe do të sjellë përvojë të thellë. Plutoni dhe Urani janë në lojë, duke krijuar surpriza të papritura por transformuese.Në dashuri dhe marrëdhënie, mund të ndjesh një përmirësim të ndjeshëm, partneri do të jetë pjesë aktive e gjithë kësaj lëvizjeje shoqërore dhe emocionale.

Akrepi

Në fillim të korrikut, mund të ndihesh i/e ndarë mes dëshirës për të udhëtuar dhe detyrimeve të ngjeshura në punë, por si zakonisht, je i/e aftë të menaxhosh gjithçka dhe ndoshta ke gjetur një mënyrë për t’i bërë të dyja. Nëse nuk udhëton, mund të punosh me klientë të huaj nga distanca. Hëna e re e 25 qershorit ishte pozitive, por për disa Akrepa solli pengesa për udhëtime për shkak të angazhimeve të rëndësishme. Një mundësi e dytë për të udhëtuar shfaqet me hënën e plotë më 10 korrik dhe do të ishte perfekte për një fundjavë relaksuese. Kujdes me retrogradën e Merkurit nga 18 korriku deri më 10 gusht mos nënshkruaj dokumente dhe mos bli pajisje elektronike gjatë kësaj kohe. Marsi ndodhet në shtëpinë e argëtimit dhe miqësive deri më 6 gusht, kështu që do të kesh më shumë kohë për t’u relaksuar. Pas një periudhe të vështirë që nga prilli, tani më në fund do të marrësh frymë dhe do të shijosh pak qetësi. Pas 24 korrikut, një hënë e re shumë e favorshme sjell zhvillime madhore në karrierë, mund të marrësh një projekt të rëndësishëm, një promovim, ose shpërblim financiar. Saturni dhe Neptuni të ndihmojnë të tregosh stabilitet dhe kreativitet, ndërsa Uranusi mund të sjellë fitime të papritura. Ndërkohë, më 7 korrik, Uranusi hyn përkohësisht në Binjakë dhe në shtëpinë tënde të financave, do të përballesh me luhatje të paparashikuara në para, prandaj menaxhoji me kujdes dhe mos bëj shpenzime të pamenduara. Ky është një paralajmërim që të jesh i/e përgatitur për çdo ndryshim, por nëse je i/e matur, do dalësh më i/e fortë financiarisht. Lajm i madh për këtë muaj është se pesë planetë të rëndësishëm po ndryshojnë shenjë pothuajse njëkohësisht dhe po krijojnë një klimë të re shumë më të lehtë dhe më frymëzuese për të gjithësidomos për ty. Me këtë energji të re nga ajri dhe zjarri, do ndihesh më i/e lehtësuar, më i/e motivuar dhe më i/e lidhur me të tjerët. Do të ketë më shumë ide, lëvizshmëri dhe marrëdhënie të përmirësuara. Po hyn në një periudhë të re, më të ndritshme dhe me më shumë mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Shigjetari

Në korrik je shumë i/e përqendruar te financat. Edhe pse nuk je natyrë materialiste, planetët po të nxisin t’i kushtosh vëmendje mënyrës si menaxhon paratë. Nëse nuk ke një këshilltar financiar, është koha ta gjesh një. Hëna e re e 25 qershorit ndodhi në shtëpinë tënde të tetë, që lidhet me paratë nga burime të jashtme (si kredi, sigurime, trashëgimi, mbështetje financiare nga partnerë, etj.) dhe ishte shumë e favorshme, falë pranisë së Jupiterit. Megjithatë, një pengesë mund të dalë në rrugë, si një borxh për t’u shlyer ose ndihmë financiare që nuk mjafton. Konflikti me Saturnin dhe Neptunin mund të lidhet me çështje romantike, fëmijë, ose një projekt krijues që kërkon fonde. Deri më 24 korrik do kesh një zgjidhje, partneri/ja ose një profesionist si një avokat apo kontabilist mund të ndihmojë të vendosësh një plan të qartë.Ndërkohë, Marsi ndodhet në shtëpinë tënde të karrierës dhe po ndriçon suksesin profesional. Deri më 6 gusht, është koha më e mirë për të ndjekur qëllimet e tua me vendosmëri. Hëna e plotë e 10 korrikut mund të sjellë rritje rroge apo klient prestigjioz nëse je i vetëpunësuar. Nga 18 korriku deri më 10 gusht, Merkuri do të jetë në retrogradë, prandaj shmang nënshkrimin e kontratave dhe blerjen e pajisjeve elektronike. Në vend të kësaj, rikthehu te kontakte të vjetra ata mund të të hapin dyer të reja. Një eklips i fuqishëm diellor në shtator do të sjellë ndryshime në karrierë, ndaj kërko punë që në fillim të korrikut. Para se të nisësh një rol të ri, hëna e re e 24 korrikut do të të shtyjë të udhëtosh jashtë, udhëtimet janë pasioni yt si Shigjetar dhe do kesh mbështetjen e partnerit/es dhe mundësitë financiare për të bërë një udhëtim luksoz.Në marrëdhëniet e ngushta, Uranusi do të hyjë në shtëpinë e partneriteteve më 7 korrik deri më 7 nëntor, si një parathënie për atë që do të ndodhë nga viti 2026 deri në 2033. Nuk do ta ndjesh këtë ndikim gjatë gjithë kohës, vetëm kur Uranusi të sfidojë drejtpërdrejt Diellin tënd apo ndonjë planet tjetër në hartën tënde. Këshilla është të mos veprosh me impuls kur vjen puna te lidhjet serioze apo bashkëpunimet, mendo me kujdes. Nga ana tjetër, mund të lidhesh me dikë gjenial që të frymëzon dhe të sjell entuziazëm në jetë. Me Uranusin, gjithmonë pritet e papritura.

Bricjapi

Ti e nis korrikun me humor të lartë. Hëna e re e 25 qershorit e ndriçuar nga Jupiteri të solli fat në çështje të zemrës dhe bashkëpunimeve. Nëse je në një lidhje serioze, mund të jesh fejuar apo martuar, ishte momenti ideal për një hap të tillë. Nëse je tashmë i/e martuar, kjo periudhë sjell më shumë ngrohtësi, afeksion dhe plane për të ardhmen me partnerin/en. Financiarisht, gjithashtu ke shanse të mëdha për të ardhura të bollshme. Pengesa e vetme mund të jetë një çështje banimi ose një anëtar i familjes që mund të mos përkrahë zgjedhjet e tua. Nëse nuk është fjala për martesë, mund të bësh një bashkëpunim të suksesshëm profesional. Hëna e plotë e 10 korrikut do të të ndihmojë të kuptosh dëshirat e tua më të thella dhe mund të sjellë një udhëtim romantik apo përmirësim në shtëpi. Uranusi do të lëvizë në sektorin e projekteve të punës nga 7 korriku deri më 7 nëntor, duke sjellë projekte interesante ku mund të shfaqësh kreativitetin. Nga fundi i muajit, hëna e re e 24 korrikut do të hapë mundësi për të siguruar fonde për një ide të madhe, ndoshta të lidhur me pasuri të paluajtshme ose për të ndihmuar një familjar. Megjithatë, përballë Plutonit, do të të duhet të negociosh me zgjuarsi. Pavarësisht sfidave, yjet janë në anën tënde dhe fundi i muajit ka potencial të madh për sukses personal dhe financiar.

Ujori

Ndryshe nga të tjerët që po shkojnë me pushime në korrik, ti ke shumë punë dhe projekte për të menaxhuar në zyrë, dhe kjo është një mundësi për të përmirësuar gjendjen financiare që ka qenë e tensionuar që nga 17 qershori. Megjithatë, do të kesh nevojë për pushim rreth 10 korrikut, kur hëna e plotë sjell lodhje dhe nevojën për privatësi. Në të njëjtën kohë, do të marrësh kënaqësi nga jeta romantike, familjare dhe kreative. Uranusi, planeti i befasisë dhe gjeniut, hyn më 7 korrik në shtëpinë tënde të dashurisë dhe krijimtarisë për herë të parë në jetën tënde (prej vitit 1941), duke sjellë një valë frymëzimi dhe mundësi të papritura në dashuri dhe projekte artistike. Ky ndikim do të zgjasë për 7 vjet duke filluar përfundimisht nga prilli 2026. Kjo është një periudhë e re me më shumë harmoni për shenjën tënde, pasi Uranusi largohet nga Demi, një shenjë që nuk përputhej mirë me elementin tënd ajror. Hëna e re më 24 korrik do të ndriçojë mundësitë për një angazhim të thellë në dashuri ose në një bashkëpunim të rëndësishëm profesional, si martesa apo nënshkrimi i një kontrate me një partner biznesi. Kjo hënë e re mbështetet nga Saturni dhe Uranusi, duke premtuar stabilitet dhe sukses. Mos nënshkruaj marrëveshje gjatë retrogradimit të Merkurit (18 korrik – 10 gusht), dhe shmang blerjen e elektronikës. Muaji është i ngarkuar, por me shumë mundësi për dashuri, frymëzim dhe përparim të qëndrueshëm, mjafton të kujdesesh për veten dhe të marrësh kohë për pushim.

Peshqit

Peshqit ndihen më të lumtur kur merren me projekte krijuese, ndaj korriku fillon për ty me entuziazëm dhe frymëzim. Hëna e re e 25 qershorit solli fokus të madh te krijimtaria, romanca, argëtimi dhe koha me fëmijët, dhe ndikimi i saj do të zgjasë për javë e muaj. Megjithatë, një pengesë financiare, për shkak të ndikimit të Saturnit që nga 24 maji në shtëpinë tënde të të ardhurave, mund të kufizojë lirinë tënde sociale gjatë pjesës së dytë të vitit. Ky është një mësim për menaxhimin dhe kursimin e parave, që do të vazhdojë më thellë nga viti 2026. Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë ngjarje sociale të gëzueshme dhe mundësinë për të bërë miq të rinj apo për të marrë pjesë në aktivitete shoqërore të rëndësishme. Pas kësaj, hëna e re e 24 korrikut do të të kthejë vëmendjen nga shoqëria te puna, me një projekt të papritur, por fitimprurës e kreativ, që do të të japë mundësi të shprehësh individualitetin tënd. Kujdes me dokumentet apo blerjet elektronike gjatë prapavijës së Merkurit nga 18 korriku deri më 10 gusht. Lajmi i madh është se më 7 korrik, Urani zhvendoset në Binjakë për herë të parë që nga vitet 1941-1949, duke sjellë frymëzim të ri në jetën e përditshme dhe në shtëpi. Peshqit, si shenjë fleksibile, do ta përqafojnë këtë ndryshim me lehtësi dhe mund të presin një muaj me mundësi të shkëlqyera për zhvillim personal dhe profesional.

most read

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik