Anna Vissi Live në Arameras

Çfarë është Arameras Sounds?

Arameras Sounds është një program i ri eventesh muzikore që zhvillohet në ambientet e Arameras, në Ksamil. I ideuar si një platformë për performanca të zgjedhura live, ky format synon të sjellë një standard të ri organizimi në jug të Shqipërisë, duke bashkuar muzikën me vendndodhjen, prodhimin dhe përvojën e publikut në një mënyrë të integruar. Eventet e Arameras Sounds organizohen në një hapësirë të dedikuar buzë detit, me infrastrukturë teknike të përshtatur për koncerte, ndriçim profesional dhe skenografi të ndërtuar posaçërisht për këtë format. Çdo element nga programi artistik deri te përvoja në terren është i menduar për të krijuar një mbrëmje që është jo vetëm artistikisht e fuqishme, por edhe e menaxhuar me kujdes deri në detaj. Arameras Sounds është projektuar për të qenë një pikë referimi për organizimin e eventeve verore në Shqipëri, duke ofruar një kombinim të vendit të zgjedhur me cilësinë e përmbajtjes artistike dhe standardin e ekzekutimit.

Vendndodhja Arameras, Ksamil

Në një nga gjiret më të bukura të Shqipërisë, mes plazheve të paprekura, gjelbërimit dhe qetësisë që e karakterizon këtë zonë, ndodhet Arameras. I pozicionuar në jug të Ksamilit, Arameras ofron pamje të hapura nga deti dhe horizonti, ajër të pastër dhe një ndjesi jo artificiale. Zona është e rrethuar nga pemë ulliri dhe bimësi natyrore, me një terren të butë që zbret drejt vijës bregdetare. Akomodimi dhe restoranti janë pjesë e të njëjtit kompleks dhe janë ndërtuar me masa, duke ruajtur harmoninë me natyrën përreth. Çdo element është menduar të jetë i thjeshtë, i funksionshëm dhe estetik, pa ndërhyrë në karakterin e vendit. Arameras është një hapësirë që nuk kërkon shumë ndërhyrje për të bërë përshtypje: ajo që e bën të veçantë është vetë natyra e saj, pozicioni dhe mënyra si është ndërtuar mbi një logjikë të qartë, pa e humbur autenticitetin.

Anna Vissi Live në Arameras

Më 19 korrik, Arameras hap edicionin e parë të Arameras Sounds me një emër që nuk ka nevojë për shumë prezantim: Anna Vissi. Një nga artistet më të njohura dhe më jetëgjata në muzikën greke, Anna Vissi vjen për herë të parë në Ksamil me një show të plotë pranë detit. Me një karrierë që shtrihet në mbi 50 vite, Anna Vissi është një figurë që ka lënë gjurmë të thella në skenën muzikore greke dhe më gjerë. Ajo ka publikuar 27 albume studio në gjuhën greke, një në anglisht, 3 albume live, 11 albume përmbledhëse dhe mbi 18 single digjitale. Muzika e saj ka tejkaluar kufijtë dhe ka shitur mbi 20 milion kopje në mbarë botën. E njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimet energjike, Anna ka fituar më shumë se 70 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe shumëfish certifikime ari dhe platin. Nga baladat klasike tek hitet pop që kanë shoqëruar disa breza, repertori i saj mbetet ndër më të pasurit në muzikën moderne të rajonit. Koncerti i saj në Arameras është konceptuar si një show i veçantë për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar që ndodhet në jug gjatë sezonit turistik. Kjo natë do të shënojë nisjen zyrtare të programit artistik të Arameras Sounds për vitin 2025.

Kapaciteti & Biletat  

Për koncertin e datës 19 korrik me Anna Vissin, hapësira e Arameras është projektuar për të pritur një publik prej 3,000 deri në 4,000 persona.Zona e eventit është e hapur, pranë detit, dhe organizohet në mënyrë që të sigurojë qarkullim të lirë, dukshmëri të mirë dhe komoditet për të gjithë pjesëmarrësit. Hapësira do të ndahet në dy kategori hyrjeje:

  • General Admission
  • VIP Zone

Shitja e biletave
Biletat do të jenë të aksesueshme online përmes platformës zyrtare.
Nëse do të ketë bileta të mbetura, do të mundësohet blerja edhe në hyrje, ditën e koncertit.
Çdo biletë përfshin vetëm hyrjen në koncert, pa shërbime të përfshira në çmim.

Zonat janë të strukturuara qartë në terren dhe menaxhimi i publikut do të bëhet në mënyrë që të ruhet përvoja e eventit dhe standardi i organizimit që karakterizon Arameras.

most read

Top Trending

Related POSTS

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik