I përfolur dhe i kërkuar, Stylisphere shkon tek Lift!

Një ndër vendet më të kërkuar nga ndjekësit e Stylisphere për review, e ndër më të përfolurit në Tiranë, Lift. Ia vlen apo nuk ia vlen, shtrenjtë apo lirë një darkë te Lift, këtë e provojmë bashkë me review-në tone:

Shërbimi: I shpejtë, i sjellshëm dhe plot xhentilesë, na bëri të ndiheshim të qetë gjatë gjithë darkës. Edhe pse ne shkuam pak më herët, kamarieri u ofrua të na akomodonte për pak minuta jashtë duke na pyetur nëse dëshironim ndonjë aperitiv, e më pas të vijonim me darkën brenda.

Menuja: Mishi i pjekur Ribeye ishte i pjekur fiks ashtu siç e kërkuam (medium rare). Plot shije e butësi. Wagyu rolls, padiskutim më të mirë që kemi provuar ndonjëherë dhe një recetë që nuk e kemi hasur askund tjetër.

Ëmbëlsira Baked Snickers, edhe pse mund të duket e rëndë në pamje, ishte shumë e lehtë. Kremi i bërë vetë linte një shije fantastike për ta mbyllur darkën siç duhet.
*Ambienti: Ideal për një darkë intime. Dritat e ulëta dhe njerëzit që flisnin gjithë kohës me zë të ulet, krijonin një atmosferë me standard dhe shumë komode. Nuk do e sugjeronim shumë për fëmijë.

Çmimet: Lift nuk futet tek ata restorante që konsiderohen ekonomikë, absolutisht, ashtu siç ndodh zakonisht në Steakhouses. Por duke përmendur pastaj shërbimin, lokacionin, standartin etj, çmimet janë mëse të justifikueshme…

Një vend për të përjetuar shije, standard, komoditet dhe klas, Lift patjetër do e sugjeronim, për një darkë kur do t’i bësh qejfin vetes pas një dite të gjatë, me partnerin/en, apo miqtë tuaj 🙂

 

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik