Ja ç’të vishni në takimin e parë për një sukses të garantuar (po, seriozisht!)

Mos u vish shumë extra,por as sportiv

Pra, jo smoking James Bond, por as tuta. Zgjidh diçka që thotë: “Jam i kujdesshëm, por cool”. Një këmishë e pastër, një xhaketë e lehtë dhe xhinse të pastra janë trio e artë.

Atletet e bardha

Po, janë ende në modë. Po, e bëjnë një veshje të duket e pastër. Po, bëjnë click me çdo outfit. Nëse janë të bardha dhe të pastra, je në rrugë të mbarë.

Mos i shpall luftë parfumeve, por…

Nëse dhoma mbushet me aromën tënde para se të hysh ti vetë, kemi problem. 2 sprucime mjaftojnë.

Aksesorët

Një orë e thjeshtë, një byzylyk ose një varëse janë shenja që ke investuar në paraqitjen tënde pa u përpjekur shumë (ose të paktën kështu duket). Kujdes: më mirë pa aksesor fare sesa shumë!

Ngjyrat që thonë “Kam ardhur për të të njohur, jo për të të verbuar”

Ngjyra neutrale si bezhë, gri, blu navy ose e bardhë janë gjithmonë të sigurta. Ruaji printet me tigra dhe xhaketat me temina për koncertin e Noizyt.

Buzëqeshja, gocat vdesin për të

Nuk ka outfit që shpëton një fytyrë me buzëqeshje.

Të lodhur ose tension të panevojshëm. Vishu bukur, por mos harro të vishesh edhe me energji të mirë.

Bonus tip nga ekspertët e stilit (dhe të dashurisë)

Nëse ndihesh mirë me çfarë ke veshur, do të ndihesh më i sigurt. Dhe kjo është më seksi sesa çdo palë këpucë të shtrenjta.

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik