I keni parasysh ato rastet kur nisesh pa plan, dhe përfundon më mirë nga ç’mund ta kishe parashikuar?
Te @poceria_vjeter na ndodhi pikërisht kjo. Në fakt, jo se nuk e kishim dëgjuar, por si i thonë asaj, nuk bëhesh mbarë asnjëherë. Gjithsesi, edhe pse shumë prej jush (marrim shkas dhe nga impakti që patëm nëpër story-t që postuam gjatë drekimit tonë) mund ta kenë vizituar Poçerinë shumë më para nesh, eksperiencës sonë duhet t’i hidhni një sy 🙂
Nuk do t’i ndajmë me pikat “sektorët” e review-së kësaj here, sepse është nga ato eksperienca që të falin ndjesi e të vjen të shkruash aq shumë…
Teksa hyn te restoranti, direkt e ndjen atmosferën e Toskanës…ngjyra e mureve, gjelbërimi, muzika, tavolinat, dritat e vogla të varura që në muzg sjellin një atmosferë tipike italiane. Mirësjellja e stafit gjithashtu vihet re sapo kërkon të gjesh tavolinën për t’u ulur. Të buzëqeshur , tepër xhentilë e të shpejtë.
Do përmendim menunë e shumëllojshme. Ne porositëm kryesisht mish, por mund të gjeje gjithashtu specialitete të shumta nga pjatat tradicionale, deri te peshku e picat.
Vera e shtëpisë (nga të paktat vende) vlen për t’u përmendur sidomos, shumë e mirë. Verë tipike mishi (pijedashësit na kuptojnë😁).
Për të mos folur për çmimet, që për shërbimin dhe atmosferën, do t’i përcaktonim si mëse normale.
Ajo që vërtet na la mbresa (dhe falenderojmë veçanërisht Vlashin), ishte guida historike, mbi restorantin. Nga tradita e poçerisë, deri te pjatat antike, orenditë disa shekullore, e detajet artizanale në të gjithë ambientin.
Ndonjëherë luksi i vërtetë nuk janë restorantet Michelin, apo ato Fine Dining.
Janë pikërisht këto vende që të pasurojnë mendjen e zemrën, për ndjesinë që të lënë pasi largohesh❤️

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik