Nga rrënjët tona tek ritmi modern, një shpërthim kulture që e bën Shqipërinë të dridhet nga krenaria.

Shkodra Eletronike Shndrit✨
Zjermi i Eurovizionit dhe i një Shqipërie që po ëndërron!

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria magjepsi skenën e Eurovizionit me një performancë që përçoi shpirt, kulturë dhe shpresë. Shkodra Elektronike solli një interpretim të jashtëzakonshëm, ku çdo element kishte simbolikën e vet; nga kënga e mbushur me optimizëm e deri te vallëzimi që dukej si një thirrje për të mos humbur besimin.
E në fakt, në të gjitha këto ditë organizimi të Eurovizionit, Shkodra Elektronike ka treguar një akt dashurie për kulturën shqiptare, një përulje para trashëgimisë sonë, me elemente që ndërthurin fuqishëm traditën me artin modern.
Beatriçe dhe Kole janë duo e balancuar që nuk e dinim që na duhej. Zërit, energjisë dhe ëmbelsisë së Beatriçes i bashkohet Kole si një kontrast i fuqishëm, një shtyllë e fortë që mban emocionin pezull dhe i jep këngës peshën e duhur dramatike.
Pak rëndësi ka nëse të shtunën do të kurorëzohemi fitues, e rëndësishme sëhtë që për disa minuta, Shkodra Elektronike na bëri të ëndërrojmë për një Shqipëri që po, mundet të fitojë Eurovizionin.

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik