1- “Rregulli i tualetit”
Askush nuk shkon vetëm në tualet. Edhe kur s’ke nevojë… thua “po vij dhe unë”. Sepse aty ndodhin bisedat më të sinqerta, një kontroll i shpejtë në pasqyrë dhe “jam mirë apo jo?” që vetëm shoqja ta kupton.
2- “Armiku yt është armiku im”
Nuk bëhen shumë pyetje. Nëse shoqja jote nuk e duron dikë, ti automatikisht je në të njëjtin team. Besimi vjen para shpjegimeve.
3- “Telefonata emergjente”
Një emoji, një fjalë kod… dhe ti e di çfarë duhet të bësh. Telefonon menjëherë për ta “shpëtuar” nga një situatë e sikletshme. Pa pyetje. Pa vonesë.
4- “Mos posto pa leje”
Asnjë foto nuk hidhet pa aprovim. Edhe nëse duket super, gjithmonë ka një “prit ta shoh unë njëherë”. Rregull i pashkruar, por serioz.
5- “Më shkruaj kur të arrish”
Pavarësisht sa vonë është. Është mënyra më e thjeshtë për të thënë: “jam këtu për ty”.
6- “Approval i outfit-it”
Asnjë dalje nuk bëhet pa mendimin e shoqes. Sepse ajo sheh atë që ti nuk e sheh…dhe gjithmonë të thotë të vërtetën, edhe kur s’e pret.








