
Ja modelet alternative, dhe si mund t’i vishni ato

Mokasinet – Elegancë dhe Prakticitet në Një
Mokasinet janë këpucë elegante dhe të rehatshme, perfekte për veshje si të përditshme ashtu edhe zyrtare. Me stil klasik dhe detaje si lëkura apo elementë metalikë, ato ofrojnë një pamje të sofistikuar pa shumë përpjekje.

Balerinat – Klasike dhe shumë femërore
Balerinat janë zgjedhje elegante për çdo rast, nga modelet minimaliste te ato me detaje si fjongo apo gurë, perfekte për t’u kombinuar me fustane apo pantallona për një stil të rafinuar.

Loafers – Për Një Pamje Moderne dhe të Sofistikuar
Loafers janë një zgjedhje moderne dhe elegante që shtojnë luks në çdo veshje, duke u kombinuar bukur me xhinse të gjera, funde apo pantallona “culottes”.

Atletet – Casual me Sharm
Po, atletet mund të jenë classy! Ato minimaliste në ngjyra neutrale ofrojnë një pamje classy dhe të kuruar, duke u kombinuar lehtësisht me çdo veshje – nga kostumet te fustanet verore.

Mules – Chic dhe Të Rehatshme
Mules janë zgjedhje perfekte për ditët e ngrohta, duke ofruar një stil elegant dhe luksoz, veçanërisht kur kombinohen me funde të gjata apo jumpsuit.