Mbrëmjen e djeshme, Stylisphere darkoi (jo për herë të parë) tek @somavinylstation.
Shumë prej jush mund të keni dëgjuar për dizajnin e veçantë që e bën të dallohet nga lokalet e tjera dhe për atmosferën unike që krijohet tek Soma, jo vetëm gjatë fundjavës, por edhe në ditët e javës.
Me dy vendndodhje të tjera edhe në Prishtinë (në qytet dhe në Gërmi), Soma Vinyl Station ka rënë në sy që në fillimet e saj edhe këtu në Tiranë, midis mijëra lokaleve të tjera. Por se çfarë e bën të veçantë tjetër, do ta zbuloni nga detajet e eksperiencës sonë më poshtë:

*Shërbimi: Stafi ishte shumë i sjellshëm, i shpejtë dhe korrekt. Çunat që shërbenin, gjithë kohës të buzëqeshur, e duke na ardhur në ndihmë me sugjerimet e duhura, sa hap e mbyll sytë 🙂

*Ambienti: Nëse hedh një sy rreth e rrotull, të kthen pas në kohë. Nga tipologjia dhe dizajni unik, Soma është një nga vendet më IN dhe më moderne në Tiranë.
Por nëse do sugjeronim diçka : tavolinat brenda në lokal mund të ishin pak më të distancuara, duke qenë se bashkë me muzikën e zhurmën e njerëzve hera herës krijohej vështirësi për të biseduar, deri në diskomfort.

*Menuja: Menunë do ta përkufizonim si një nga më të veçantat që kemi hasur në Tiranë, me specialitete që nuk i gjen askund tjetër.
Do të veçonim Banana Chips me salcë Guakamole, me një shije shumë interesante e unike. Dhe padiskutim, Gyozat me mish viçi e salcën fantastike dhe Bao Buns me black angus.
Megjithatë në tërësi, çdo pjatë nga menuja kishte karakteristikat e veta super të veçanta – që nga mishi e deri te sushi. Dheeee ëmbëlsirën crème brûlée, me akullore dhe ananas të karamelizuar…më të veçantë EVER, si në shije dhe në servirje 🙂

*Çmimet: Për standardin që ofrohet, atmosferën e krijuar dhe njerëzit që e frekuentojnë, do ta veçonim si një nga restorantet ku çmimi justifikon më së miri shërbimin dhe cilësinë e ofruar.
I vendosur në një nga blloqet pranë Piramidës, përtej pozicionit të veçantë që ka, Somën do e diferenconim gjithashtu si një nga lokalet me atmosferën më të këndshme për një mbrëmje mes miqsh apo një cocktail gjatë fundjavës nën ritmet e dj.
Ndaj, e dini vetë tani…😉

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik