
Jo vetëm për plazh , Çanta prej kashte, revolucioni i stilit urban

Në vitet ’70, Jane Birkin e bëri çantën prej rafie ikonë stili, duke e veshur nga dita në natë, verë e dimër. Ajo theu mitin se ishte vetëm për pushime, por sot kjo çantë natyrale është kthyer në një must-have të çdo sezoni dhe stili urban.

Loewe dhe eleganca artizanale
Çantat prej kashte të Loewe janë përzierja perfekte mes mjeshtërisë tradicionale dhe dizajnit luksoz. Me detaje prej lëkure dhe linja minimaliste, ato janë statement pieces për çdo verë, nga qyteti në resort.

Ultra Chic nga Elie Saab
Në versionin ultra-chic, Elie Saab sjell çanta rafie të rafinuara dhe moderne, perfekte për në qytet apo zyrë. Janë zgjedhja ideale për të shkuar në punë me stil, ndërsa mendja fluturon drejt pushimeve.

Miu Miu dhe sharmi i verës
Çantat prej kashte të Miu Miu sjellin një stil të lezetshëm dhe elegant, me detaje romantike si fjongo apo logo të dukshme. Janë perfekte për ata që duan të duken cool dhe feminine në të njëjtën kohë.

Rehatia nga Ralph Lauren
Ralph Lauren e sjell çantën prej kashte në një version praktik dhe komod është ideale për udhëtime, me makinë apo avion. Modelet tradicionale me doreza bamboo dhe versionet maxi janë perfekte edhe për një ditë relaksi në park.

Bamboo nga Johanna Ortiz
Clutch-i maxi me detaj bambuje nga Johanna Ortiz. Për t’u mbajtur në dorë si portofol. Perfekt për mbrëmjet verore, për t’u kombinuar me një fustan të gjatë dhe të lehtë.

Chanel dhe luksi i përjetshëm
Çantat prej kashte të Chanel kombinojnë elegancën klasike me freskinë e verës. Me logon ikonike dhe detaje të rafinuara, ato janë simbol i një stili që nuk njeh stinë.

Sharm vintage nga Michael Kors
Edhe Michael Kors propozon një clutch me detaje prej lëkure, të cilit franjat i japin një pamje më lozonjare dhe informale.

Akris dhe frymëzimi japonez
Akris sjell frymëzim japonez me një model që dikur krijohej me lesh kali, sot është i rishpikur në rafi nga drejtori kreativ Kriemler, çanta fton në aventura të nxehta dhe plot stil veror.