Nga plazhet e virgjëra te ishujt e qetë, ja cila është Turqia që nuk njihni

Datça, Muğla
Sekreti më i ruajtur i Egjeut
Shtëpiza të vogla Instagrammable, relaks, ushqim i mrekullueshëm. Plazhet me ujin e kristaltë nuk duhen humbur.

Amasra, Bartın
Magjia e Detit të Zi
Qytet i vogël me kalldrëm, çaj, art, peshk dhe perëndime magjike. Ture private me peshkatarë… e verë lokale për pijedashësit.

Gökçeada, Çanakkale
Ishulli ku koha ka ndaluar
Ishulli më i madh i Turqisë, me fshatra grekë dhe plazhe të virgjëra. Plazhi Aydıncık në perëndimin e diellit nuk duhet humbur.

Bozburun, Marmaris
Riviera për minimalistët
Qetësi, hotele të vogla dhe ritëm ndryshe. Ideal për artistë turq e francezë që kërkojnë largim nga kaosi dhe frymëzim.

Kas, Antalya
Perla e fshehur e Mesdheut
Qyteti i vogël turk me plazhe kristal, rrugica romantike dhe atmosferë boheme që magjeps çdo vizitor.

Butterfly Valley, Ölüdeniz
Parajsa sekrete mes shkëmbinjve dhe detit turk
S’është vend, është ndjenjë. Me ujë si kristali, sandale në dorë dhe fare pa stres. Me një natyrë të egër dhe qetësi absolute.

Oludeniz, Fethiye
Aty ku qielli puth detin
Aty ku deti shkëlqen nën rrezet e diellit, pamja është përrallore dhe çdo cep duket perfekt për story.

Göcek, Fethiye
Fshati i jacht-eve luksoze dhe pushimeve të ëmbla
Një ëndërr verore me jahtet që kanë pushtuar fshatin, detin blu dhe vibe super chic që duhet të jetë patjetër duhet të jetë në listë.
stylisphere
most read


Frutat e stinës më të pasura në vitamina, fibra dhe antioksidantë


