Stylisphere është gjithmonë në kërkim të sugjerimeve më të veçanta për të gjithë ju që besoni te ne. Por janë disa sugjerime që realisht të japin ndjesi që në momentin që i sheh, siç është edhe @villa__siera 🤍
E fshehur në gjirin e gjelbër të Bratajt, në një peizazh që të kujton kartolinat e harruara të Jugut shqiptar, kjo është një vilë që nuk kërkon vëmendje, ajo e fiton me qetësinë e saj të jashtëzakonshme. Çdo cep është i menduar, çdo teksturë është e zgjedhur me kujdes, çdo detaj i kuruar me “merak”, çdo dritë bie saktësisht aty ku duhet…
Në fakt, nuk është luksi ai që bie në sy, por mënyra si ai është shkrirë me natyrën. Pamja nuk është thjesht e bukur, është ajo lloj bukurie që të rrëmben pa zhurmë dhe të mbetet gjatë, edhe pasi je larguar…mëngjese që të shijojnë akoma më shumë për panoramën që dhurojnë…
Ky është pikërisht nga ato raste, kur puna jonë bëhet bashkë me pushimin, e në fund kupton se përpos eksperiencës, janë pikërisht kujtimet ato që vlejnë!
stylisphere
most read



Shenja e zodiakut që kthehet gjithmonë për të fituar zemrën tuaj

Ja pse ngrirja e vezëve po bëhet gjithnjë e më e zakonshme Tek gratë në të 30-at…




