Udhëtime që nuk të zbrazin kuletën!

Ja cilat janë sugjerimet e Stylisphere për destinacionet super ekonomike këtë verë

Shqipëri (Riviera e Jugut)

Borsh, Qeparo, Lukovë, Piqeras

Pse këto destinacione?

Plazhe të kristalta, çmime shumë më të ulëta se pjesa tjeter si: Dhërmi, Palasë, Jalë.

Shqipëria Veriore

Theth, Valbonë, Lëpushë

Pse këto destinacione?

Alpe mahnitëse, kulturë autentike dhe natyrë e paprekur.

Aktivitete alternative:

Hiking në Theth–Valbonë, kamping në Lëpushë, rafting në lumin e Shalës, qëndrim në bujtina tradicionale.

Rumani

Sibiu, Brasov, Viscri, Sighișoara

Pse këto destinacione?

Ideale për adhurues të natyrës për të vizituar pyje, dhe qytete të lashta.

Aktivitete alternative:

Vizitë kalash mesjetare, ecje në Alpe, shëtitje me biçikletë në fshatra, udhëtim me tren, ushqime tradicionale etj.

Greqi

Evia, Ikaria, Thassos

Pse këto destinacione?

Ishuj më pak të eksploruar, me det të pastër dhe ushqim të mrekullueshëm.

Aktivitete alternative:

Banjë termale natyrore, shëtitje malore, vizitë manastiresh të vjetra, darka apo dreka me prodhime vendi.

Bosnje & Hercegovinë

Mostar, Blagaj, Konjic

Pse këto destinacione?

Kulturë osmane e përzier me natyrë malore dhe lumenj të kristaltë.

Aktivitete alternative:

Rafting në Neretva, vizitë në vende mistike, ecje në qytete osmane etj..

Itali (Sardenja Lindore)

Ogliastra, Golfo di Orosei

Pse këto destinacione?

Jo pjesa tipike e Sardenjës (me çmime të larta), natyrë e egër, rrugë aventureske dhe plazhe të fshehura.

Aktivitete alternative:

Ekskursion me varkë, ngjitje në kanione, zhytje në shpella, vizitë fshatrash malorë..

Portugalia e Veriut

Gerês dhe Tras-os-Montes

Pse këto destinacione?

Natyrë e egër, fshatra me arkitekturë të veçantë, jo të tejmbushura me turistë..

Aktivitete alternative:

Vizitë në ujëvara, hiking, peshkim, burime termale.

Malta

Gozo

Pse ky destinacion?

 Ishull i qetë, historik dhe autentik, më pak turistik se Malta qëndrore.

Aktivitete alternative:

Zhytje në Blue Hole, ecje buzë shkëmbinjve, eksplorim tempujsh të lashtë, not në gjire të fshehura.

Spanjë

Costa de la Luz

Pse ky destinacion?

 Plazhe të gjata dhe të egra, kulturë andaluziane, më pak turmë.

Aktivitete alternative:

Kite surf në Tarifa, ecje në dunat e Doñana, vizitë në fshatra si

Vejer de la Frontera.

Estoni

Saaremaa

Pse ky destinacion?

 Ishull i qetë baltik, natyrë e paprekur, ajër i pastër.

Aktivitete alternative:

Çiklizëm nëpër pyje, spa natyrale, vizitë në kështjellën e Kuressaare, shëtitje në moçale.

Puglia e brendshme

Martina Franca, Cisternino

Pse këto destinacione?

Arkitekturë unike, kuzhinë autentike, më pak turistë se bregdeti.

Aktivitete alternative:

Ecje në rrugicat me gurë, degustim vere dhe djathrash, vizitë në ferma.

Çeki

Český Krumlov

Pse ky destinacion?

Qytet mesjetar i ruajtur, atmosferë magjike, i vogël dhe intim.

Aktivitete alternative:

Kajak në lumin Vltava, vizitë në kështjellë, shëtitje në rrugicat historike, muze dhe galeri arti.

Slloveni

Alpet Juliane dhe Liqeni Bohinj

Pse këto destinacione?

Alternativë më pak turistike pas Zvicrës dhe Austrisë.

Aktivitete alternative:

Ecje në mal, kanoe në liqen, eksplorim të peizazheve alpine.

Spanjë (Pjesa veriperëndimore)

Galicia

Pse ky destinacion?

Natyrë e egër, kulturë unike kelte, mot i freskët.

Aktivitete alternative:

Shëtitje përgjatë Camino de Santiago, eksplorim të ujëvarave dhe pyjeve.

Reset password

Enter your email address and we will send you a link to change your password.

Get started with your account

to save your favourite homes and more

Sign up with email

Get started with your account

to save your favourite homes and more

By clicking the «SIGN UP» button you agree to the Terms of Use and Privacy Policy
Powered by Estatik