
Ritual i ri mëngjesi, me shije dhe me kuptim
Nuk ka më “kafe me sy gjysmë mbyllur”. Tani mëngjesi yt bëhet një ritual i dashurisë për veten:
– Ujë me limon dhe mente për të zgjuar trupin.
– Maskë e shpejtë fytyre dhe një listë me 3 gjëra që do të bësh për kënaqësi, jo për detyrim.

Një gardërobë që reflekton njeriun që po bëhesh
Stil nuk do të thotë “çfarë vesh”, por “si ndihesh me çfarë vesh”
– Gjej 5 veshje që të bëjnë të ndihesh “main character” dhe kombinoji për çdo ditë ndryshe.
– Zëvendëso ngjyrat e lodhura me tonalitete që i flasin shpirtit tënd sot: beige që ndriçon ose ngjyra të tokës me tekstura luksi.

Fto elegancën në shtëpi
Ndrysho një detaj në ambientin ku jeton që çdo ditë të të kujtojë që po fillon një kapitull të ri:
– Një pasqyrë me formë të pazakontë
– Një llambë që ngjason me art bashkëkohor
– Një qoshe leximi me parfum ambienti

Në vend të Netflix-it, zgjidh të hulumtosh veten
Çdo mbrëmje zgjidh një temë:
– Një libër që nuk do të kishe menduar ta lexoje kurrë
– Një dokumentar për art, psikologji, udhëtime
– Një darkë me veten tënde, me shërbim të plotë si në restorant

“Digital Decluttering”
që të mos jetosh në kaos virtual
– Pastrimi i Instagramit nga ata që të lodhin shpirtin
– Krijo një “Pinterest board” të jetës që dëshiron
– Mëso të thuash “jo” për t’i thënë “po” stilit tënd

Në vend të dietës krijo një marrëdhënie të re me ushqimin
Asgjë ekstreme. Thjesht:
– Një mëngjes që i bën nder trupit: smoothie me proteina, fibra dhe pak fruta të ngrira
– Drekë e balancuar që të mban mendjen e kthjellët: perime, proteina, yndyrna të shëndetshme
– Darkë e lehtë që të ndihmon të flesh mirë, jo të ndihesh i rënduar

Mendje e shëndoshë me rituale të thjeshta
– 5 minuta frymëmarrje e vetëdijshme në mëngjes
– Një ditar ku shkruan vetëm pyetjen: “Si dua të ndihem sot?”
– 1 ditë në javë pa rrjete sociale. Shkruaje në kalendar si një takim me veten.

stylisphere
most read


Frutat e stinës më të pasura në vitamina, fibra dhe antioksidantë


