
Mosha është Thjesht një Numër!
David Beckham, legjenda e futbollit, po i afrohet të 50-ave, por forma e tij fizike mbetet po aq mbresëlënëse sa në kulmin e karrierës së tij.
Si e arrin këtë?

“Fitness Snacking” – Ushtrime të Shkurtra, Rezultate të Mëdha
Beckham praktikon atë që quhet “fitness snacking”, aktivitete të shkurtra fizike gjatë gjithë ditës. Kjo përfshin:
– Shëtitje me qentë
– Biçikletë
– Kopshtari
Këto aktivitete e mbajnë atë aktiv pa nevojën për seanca të gjata në palestër.

Rutina e Stërvitjes
Për të ruajtur forcën dhe qëndrueshmërinë, David alternon midis stërvitjeve me intervale me intensitet të lartë (HIIT) dhe vrapimeve. Një javë tipike mund të përfshijë:
- E hënë: Vrapim i lehtë + stërvitje me pesha
- E martë: Kardio – sprinte
- E mërkurë: Stërvitje me pesha
- E enjte: Sprinte
- E premte: Stërvitje më e lehtë ose joga
- Fundjavë: Rikuperim aktiv

Dieta e Pastër: Proteina dhe Perime
Dieta e Beckham është e pasur me proteina dhe perime. Një ditë tipike përfshin:
- Mëngjes: Omëletë me djathë – e pasur me proteina dhe kalcium.
- Drekë: Pulë dhe perime jeshile si spinaqi, brokoli dhe lulelakra.
- Darka: Njësoj si dreka – një proteinë e lehtë si peshku me perime.
- Snacks: Arra dhe kos.

Çfarë shmang?
Karbohidratet e rafinuara si buka e bardhë dhe ushqimet e përpunuara.