Sipas një studimi: ushtrimet e rregullta mund ta bëjnë trurin të harrojë kujtimet traumatike

Cfare duhet te dini para se te merrni suplemente

Shpesh dëgjojmë që suplementet janë “magjike” ose, përkundrazi, “të rrezikshme”. E vërteta qëndron diku në mes: ato nuk janë ilaçe e as sekret për muskuj të menjëhershëm, por thjesht një “shtysë” që mund të ndihmojnë kur ushqimi i përditshëm nuk mjafton. Proteina pluhur është komode për të plotësuar nevojat ditore, kreatina është ndër suplementet më të studiuara e efektive për forcë dhe rikuperim, ndërsa vitamina D apo omega-3 vlejnë më shumë për shëndetin në përgjithësi. Nga ana tjetër, idetë se “sa më shumë të marrësh, aq më shpejt rritesh” ose se “fat burners djegin dhjamin pa ushtrime” janë thjesht mite.

MITE:

“Suplementet dëmtojnë trupin” – Jo, kur janë cilësore dhe të përdorura me dozë normale. Problemi është te produktet pa certifikim ose të falsifikuara.

“Sa më shumë të marrësh, aq më mirë” – Jo. Teprimi me proteinë, kreatinë ose pre-workout (kafeinë), nuk të sjell rezultate më të shpejta, por vetëm streso trupin.

“Fat burners djegin dhjam nga palestra” – Mit total. Nuk ekziston suplement që djeg dhjamin pa deficit kalorik dhe aktivitet fizik.

“Suplementet zëvendësojnë një vakt të shëndetshëm” – Jo. Shake nuk ka fibra, vitamina dhe përbërësit që gjeni tek një pjatë e plotë me ushqim.

“Më shumë proteina = më shumë muskuj automatikisht” – Mit. Trupi përdor aq sa i duhet; pjesa tjetër kthehet në energji ose depozitohet.

 

FAKTE:

Proteina pluhur është e sigurt dhe e dobishme – Veçanërisht kur nuk arrin dot të marrësh sasinë e proteinës nga dieta ditore.

Kreatina është më e studiuara dhe funksionale – Ndihmon në forcë, masë muskulore dhe rikuperim, pa efekte negative te njerëzit e shëndetshëm.

BCAA shpesh janë të panevojshme – Nëse merr mjaftueshëm proteinë nga ushqimi ose shake, s’ka ndonjë efekt shtesë. Vetëm në raste dietash të varfra, mund të jenë të dobishme.

Pre-workout (kafeina) – Funksionon realisht për fokus, energji dhe performancë, por duhet marrë me kujdes (jo vonë në darkë dhe jo mbi tolerancën personale).

Vitamina D, magnezi dhe omega-3 – Nëse ka mungesa të konfirmuara, këto janë më shumë shëndet sesa suplemente fitnesi, dhe ndikojnë gjithashtu në mirëqenien të përgjithshme.