Çfarë tipi “gjumashi” je dhe si ndikon kjo në ditën tënde...

Luani (zgjohesh herët)   

Zgjohesh natyrshëm herët dhe ndihesh më produktiv në mëngjes. Por energjia bie pasdite dhe e ndjen lodhjen më shpejt se të tjerët.

Funksionon më mirë kur: E përdor mëngjesin për punët më të rëndësishme dhe nuk e shtyn punën vonë në darkë.

 

Ujku (aktiv natën)    

Mëngjeset janë të vështira për ty. Por sa kalon dita, energjia dhe kreativiteti rriten.

Funksionon më mirë kur: Planifikon punët kreative më vonë gjatë ditës dhe nuk e detyron veten të jetë produktiv shumë herët.

 

Ariu (ritëm i qëndrueshëm)     

Ndjek një ritëm klasik gjatë ditës. Zgjohesh me diellin, punon mirë gjatë paradites dhe pasdite ndjen një rënie të vogël energjie.

Funksionon më mirë kur: Bën punën më të fokusuar në mes të paradites dhe merr një pushim të shkurtër pasdite.

 

Delfini (gjumë i lehtë)    

E zë gjumi shpejt, por zgjohet shpesh natës. Mendja rri zgjuar më shumë seç duhet dhe energjia s’është gjithmonë e njëjtë.

Funksionon më mirë kur: Punon me ritëm të shkurtër dhe të fokusuar dhe i jep vetes pak qetësi para gjumit.