Më thuaj Çfarë ushtrimesh bën të të them çfarë thotë kjo për karakterin tënd!

Squats

Ambicioze dhe konsistente

Ty nuk të ndal asgjë. Je ajo që i çon gjërat deri në fund, merr përgjegjësi dhe nuk të dorëzon as set-i më i vështirë. Edhe në jetën e përditshme je njësoj: vendos një synim dhe nuk ndalesh derisa ta realizosh.

Yoga

E qetë por e pathyeshme

Duket sikur je e heshtur… por e lexon çdo energji në dhomë. Ke sharm të qetë, kontroll të brendshëm dhe frymëmarrje që zgjat më shumë se durimi i të tjerëve. Lëviz me lehtësi, por brenda teje ka një forcë që të gjithë e ndiejnë, edhe kur ti s’e thua.

Pilates

Elegante dhe e rafinuar

E butë në lëvizje, e fortë në thelb. Pilates të ka mësuar kontrollin, elegancën dhe durimin. Ti e njeh trupin tënd në detaj, punon ngadalë, saktë dhe me qetësinë që të tjerët s’e kuptojnë. Nuk të duhet zhurmë për të bërë progres, mjafton forca që ndërton nga brenda.

Crossfit

E përkushtuar dhe e palodhur

E shpejtë, energjike dhe me adrenalinë që të çon përpara. Ti nuk i do gjërat e lehta, të duhen sfida që të të mbajnë zgjuar. Je tip që do dinamikë dhe gjithmonë kërkon pak më shumë.

Kickboxing

E drejtpërdrejtë dhe e prerë

Kickboxing të jep fokus, kontroll dhe atë ndjenjën që i përballon gjërat pa u trembur. Ti nuk debaton, ti kanalizon energjitë në doreza. Njerëzit të respektojnë sepse je e qartë dhe direkte. Je tip që nuk kërkon dramë por korrektësi dhe hapësirë.

Stretching

Minimaliste dhe racionale

Ti nuk nxiton. Lëviz ngadalë, qartë dhe me kujdes. Stretching për ty është mënyra më e mirë për t’u lidhur me trupin dhe për të ulur ritmin. Je e qetë, e rrjedhshme dhe gjen harmoni në çdo lëvizje. Të pëlqen ndjesia e lehtësisë dhe fakti që çdo zgjatje të bën të ndihesh më mirë se një minutë më parë.

10k steps girl

Pozitive dhe e balancuar

Ti i bën gjërat në mënyrën tënde. Je e qetë, e organizuar dhe e ndjen trupin kur lëviz. Për ty, ecja është mënyra si vendos mendjen në rregull dhe e mbush ditën me energji të mirë. Dita jote ka kafe, podcast, syze të mëdha dhe 10 mijë hapa që i bën sikur s’bën gjë fare.