Milan Design Week 2025!

Ja çfarë zbulojnë markat luksoze si Luis Vuitton, Prada, Hermès…

1. LOUIS VUITTON
Një koncept i ri i “retailtainment” në Palazzo Taverna, që bashkon produkte luksoze me ekspozita arti, një restorant dhe një bar, “all-in-one”!

2. SAINT LAURENT – Charlotte Perriand
Ekspozitë ekskluzive me katër mobilie të rralla nga arkitektja e famshme Charlotte Perriand (1943–1963), të rikrijuara për herë të parë.

3. HERMÈS – La Pelota Installation
Hermès sjell një përvojë që nuk kërkon fjalë, por përjetohet me ndjesi. Me struktura të varura dhe ndriçim të butë mbi dysheme, dizajni bëhet një akt i heshtur poetik, ku forma dhe ndjenja takohen.

  1. LORO PIANA x DIMOREMILANO – “La Prima Notte di Quiete”

Një shtëpi ëndërrimtare e frymëzuar nga estetika e viteve ’70-’80. Mobiliet e dizejnuara nga Dimorestudio janë veshur me tekstile luksoze të Loro Piana.

5. GUCCI – Bamboo Encounters
Një ekspozitë që i jep jetë të re bambusë në dizajnin modern, me kontributin e 7 dizajnerëve bashkëkohorë.

6. LOEWE – Koleksioni i Çajnikëve
LOEWE prezanton një ekspozitë të re të çajnikëve në Palazzo Citterio. 25 artistë, dizajnerë dhe arkitektë ndërkombëtarë rikrijojnë formën skulpturore të çajnikut me estetikën bashkëkohore.

7. PRADA FRAMES – In Transit
Me temën “In Transit”, eventi i Pradës eksploron infrastrukturën si një sistem i gjallë që ndikon në lëvizjen e njerëzve.