Palestrat më të reja në Tiranë

Per t’u rikthyer ne formë, me energjine dhe motivimin e duhur pas pushimeve

Pas pushimeve, është momenti ideal për t’u rikthyer në formë dhe për të zgjedhur palestrën që të motivon çdo ditë.
Nga Fit4Life Tirane me pajisje Panatta, tek Serotonin Gym që është dedikuar vetëm për femrat, çdo hapësirë sjell një energji të veçantë. Oxygen Prime Fitness (O2) krijon një komunitet të vërtetë me masterclass dhe këshilla ushqyerjeje, ndërsa Lifetime Fitness spikat për luksin dhe pajisjet më të fundit nga Technogym. Për ata që duan stërvitje 24/7, FitActive Tirana Lake View është zgjedhja perfekte me atmosferë motivuese dhe hapësira të mëdha.

1.Fit4Life Tiranë

E para palestër në Tiranë me modelet më të reja të pajisjeve Panatta, një palestër e fokusuar tek trajnimi funksional dhe peshat. Ambient modern, staf miqësor dhe theks te personalizimi i stërvitjes për çdo klient.

2.Serotonin Gym

Një hapësirë vetëm për femra, ku fokusi është fuqizimi dhe vetëbesimi përmes stërvitjes dhe ushqyerjes së shëndetshme. Atmosferë pozitive, trajnerë të përkushtuar dhe një komunitet që të motivon çdo ditë.

3.Oxygen Prime Fitness (O2)

Jo thjesht një palestër, por një komunitet. Ofrojnë masterclass, këshilla për ushqyerje dhe ambiente moderne me ndriçim e dizajn që frymëzon. Ideale për ata që kërkojnë jo vetëm rezultate, por edhe një ndjesi përkatësie.

4.Life Time Fitness

Një palestër moderne dhe e pajisur mirë, që promovon një mënyrë jetese të shëndetshme me moton “Healthy Way of Life”. Ofron ambiente të pastra dhe profesionale me pajisje për bodybuilding, cross training dhe ushtrime funksionale, duke vendosur fokus të veçantë tek stërvitjet për glute & abs.

5.FitActive Tirana Lake View

E sapo hapur në zemër të Tiranës. Palestra 24/7 me mbi 150 lokacione në Evropë, e pajisur për të përmbushur çdo nevojë, nga kardio te peshat, me një energji të fortë dhe vibe motivuese.