Pse palestra parandalon plakjen! (Pa e kuptuar)

Stërvitja e rregullt e mban trupin “të ri”.

Muskujt nuk janë vetëm estetikë; ata janë organ metabolik.

Sa më shumë muskuj aktivë, aq më i shpejtë metabolizmi, më e mirë ndjeshmëria ndaj insulinës dhe më i ulët inflamacioni, një nga shkaqet kryesore të plakjes së shpejtë.

Palestra ndikon drejtpërdrejt në tru.

Lëvizja rrit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin, përmirëson memorien, fokusin dhe ul rrezikun e rënies kognitive. Prandaj njerëzit që stërviten rregullisht duken jo vetëm më të rinj, por edhe më “të kthjellët”.

Një tjetër arsye pse palestra ngadalëson plakjen,

janë hormonet.

Stërvitja rrit hormonin e rritjes dhe testosteronin (tek të dyja gjinitë), ndërsa ul kortizolin kronik, hormonin e stresit që na “plak” nga brenda. Rezultati? Lëkurë më elastike, gjumë më cilësor dhe energji më e qëndrueshme gjatë ditës.

Në fund, palestra nuk të mban të ri sepse të bën të dukesh më mirë.

Të mban të ri sepse trupi yt nuk “dorëzohet” para kohe.