1. Në çdo vakt konsumoni proteinat të parat, shoqëruar me perime.
Frutat në fund.
2. Konsumoni ushqime të freskëta e sa më të papërpunuara.
a. Fruta në vend të lëngjeve.
b. Mish në vend të konservave ose në vend të sallamit e proshutave.
3. Pini sa më shumë ujë.
a. Pini ujë të vaket me gjysmë limoni të shtrydhur e 1 lugë uthull molle esëll në mëngjes.
b. Filloni çdo vakt me 1-2 gota ujë.
Nëse para çdo vakti me ujin do merrni dhe 1 lugë uthull molle, do kontribuoni fort në dobësim.
4. Rrisni aktivitetin fizik në çdo formë:
a. Bëni stërvitje me pesha dhe aerobi (ecje,vrap, footvolley, padel etj) ose çdo sport që pëlqeni , qoftë dhe biçikletë duke parë Netflix.
b. Ecni pa makinë sa më shpesh, shfrytëzoni çdo rast për të ecur.
c. Shmangni ashensorin.
5.Përpiquni të hani në orare të rregullta.
6. Flini e zgjohuni në orare të rregullta. Synoni 8 orë gjume çdo natë.
a. Errësoni dhomën.
b. Jo celular pas orës 21:00.
c. Konsumoni darkë sa më herët e sa më të lehtë.
d. Vendosni maskë sysh ose eyepads.
7. Mos e lini veten të uritur.
Sigurohuni që në çdo vakt tuajin të mbizotërojnë proteinat.
Gjithashtu, midis 3 vakteve kryesore konsumoni:
a. Kos, qumësht, peshk
b. 5-8 kokrra arra/bajame, arra brazili
c. Avokado ose fruta pylli/qitro/gjysmë banane/kivi
Pra, fruta me shumë pak sheqer e shumë të mbushura me lëndë ushqyese.
8. Darkën sa më të lehtë , sa më shumë proteina.
Jo brumra, jo patate, jo fruta, pak perime.
Sa më shpesh ta shmangni, aq më mirë.
9. Shmangni maksimalisht:
a. Pijet e ëmbla
b. Pijet me gaz
c. Sallamrat
d. Konservat
e. Patatina e çdo gjë tjetër në qese e konserva
f. Shmangni salcrat me yndyrë e në vend të tyre përdorni vaj ulliri, limon, uthull (mundësisht molle).
10. Përpiquni që vetëm 1 vakt në javë të konsumoni ato “mëkatet” që ëndërroni të konsumoni ose të pini dhe jo më shumë.
Kur “e shkelni” me ushqimin, të nesërmen mos konsumoni mëngjes, dhe në drekë konsumoni vetëm supë me perime ose thjerrëza dhe pak ananas.