Sipas një studimi: Kumbullat mund të ndihmojnë në luftimin e qelizave të kancerit

Sipas një studimi: Kumbullat mund të ndihmojnë në luftimin e qelizave të kancerit.

Studimet tregojnë se konsumimi i tyre me stomak bosh ndihmon në reduktimin e përhapjes së qelizave kancerogjene, përmirëson tretjen, ul ankthin dhe përforcon sistemin imunitar.
Një frut kaq i vogël, me ndikim kaq të madh.

1-Konsumimi i kumbullave me stomak bosh mund të ndihmojë në ngadalësimin ose ndalimin e përhapjes së disa qelizave të kancerit.

Kumbullat janë të pasura me polifenole, të cilat kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Këto përbërës mund të ndihmojnë në:

  • Forcimin e sistemit imunitar
  • Uljen e inflamacionit
  • Përmirësimin e tretjes
  • Largimin e toksinave
  • Balancimin e sistemit nervor

 

2-Sipas disa studimeve:

Polifenolët nga kumbullat kanë treguar efekt antiproliferativ ndaj qelizave të kancerit, sidomos në mushkëri, gjoks dhe zorrë të trashë.Ato nuk dëmtojnë qelizat e shëndetshme, çka i bën më të veçanta krahasuar me trajtime të tjera.

 

Efekte në sistemin tretës

Konsumimi i kumbullave esëll mund të ndihmojë në:

  • Pastrim të zorrëve dhe detoksifikim natyral
  • Zbutje të kapsllëkut kronik

Ulje të aciditetit në stomak

 

Për shkak të fibrës pektinë, ndihmon në krijimin e një ekuilibri të mirë të baktereve të mira në zorrë (probiotikë).

 

 

3- Si t’i konsumosh më mirë:

2–3 kumbulla të thata esëll në mëngjes.

Mund t’i lësh në ujë gjatë natës, dhe t’i hash në mëngjes për një efekt më të fortë detoksifikues.

Shmang sasinë e tepërt nëse ke probleme me veshkat ose gurët në to, për shkak të përmbajtjes së purinës.