Sekretet e fizikut të Mark Wahlberg

Si arrin të mbajë trupin e tij në formë pas të 50-ave?

Fillimi i Ditës: Ujë dhe Vitamina
Ai ngrihet dhe pi dy gota ujë menjëherë. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi shumë njerëz janë të dehidratuar dhe kjo mund të ndikojë në energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm.

Zinku për Imunitetin
Ai merr një tabletë zink që shpërbëhet, pasi zinku është i rëndësishëm për shëndetin e sistemit imunitar dhe ndihmon në rikuperimin dhe rritjen e testosteronit, sidomos për meshkujt.

Sipas tij, është më mirë ta marrësh në mëngjes, pasi përthithet më mirë kur stomaku është bosh.

Kafe + Suplemente
Një espresso e trefishtë është mënyra e tij për t’u zgjuar dhe mbajtur energjinë!

Për të përmirësuar performancën dhe rikuperimin pas stërvitjes, Mark përdor kreatinë dhe BCAA – për të mbajtur masën muskulore.

Cold Plunging
Mark Wahlberg ndan shpesh video nga palestra, duke zbuluar edhe një nga sekretet e rutinës së tij të mëngjesit: zhytjet në ujë të ftohtë!

Mëngjes i plotë
Pas stërvitjes, ai ha pesë vezë, përfshirë vezë të fërguara dhe të ziera, një copë pule të pjekur, salmon të tymosur, kos grek dhe fruta.

Dreka
Mish pule, patate të ëmbla, brokoli
+ një tas me fruta!

Snack: Një grusht fistika dhe bajame!

Darka
Peshk
ose biftek + perime!

Ushqimi çdo 3 orë
Ai ka një sistem të ngrënies çdo 3 orë për të kontrolluar urinë dhe për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak. Kjo i ndihmon të shmangë marrjen e ushqimeve të paplanifikuara ose të dëmshme gjatë ditës.

Rutina e Stërvitjes

E Hënë – Ushtrime force për këmbët dhe core

E Martë – Fokus te krahu dhe shpatullat

E Mërkurë – Dita e gjoksit dhe tricepsit

E Enjte – Stërvitje për këmbët dhe shtyllën kurrizore

E Premte – Stërvitje dinamike dhe stretching

Ice bath dhe stretching për rikuperim

Cheat days dy herë në javë me pizza dhe burger

Pushimi është po aq i rëndësishëm sa stërvitja!
Mark ka mësuar nga gabimet e kaluara –

3 ditë stërvitje dhe një ditë pushimi. Pa shumë lodhje, por me rigjenerim të plotë!