Frutat e stinës më të pasura në vitamina, fibra dhe antioksidantë

Qershia

E pasur me antioksidantë dhe vitaminë C, ndihmon në uljen e inflamacionit dhe përmirëson gjumin falë melatoninës natyrale.

Kajsia

Përmban vitaminë A, C dhe fibra, e shkëlqyer për shëndetin e lëkurës dhe tretjes.

Pjepri

Me përmbajtje të lartë uje, vitaminë C dhe karbohidrate natyrale, hidraton dhe jep energji në ditët e nxehta

Shalqiri

Plot ujë, likopen dhe vitaminë A, i mirë për hidratim dhe për zemrën.

Fiku

Burim i mirë i fibrës, kalciumit dhe hekurit, ndihmon tretjen dhe forcon kockat.

Kumbulla

E pasur me vitaminë K dhe antioxidantë, ndihmon tretjen dhe rregullon presionin e gjakut.

Pjeshka

Përmban vitamina A dhe C, fibra dhe antioksidantë, e shkëlqyer për lëkurën dhe sistemin imunitar.

Rrushi

I pasur me resveratrol, vitaminë C dhe karbohidrate, mbron zemrën dhe jep më shumë energji.

Manaferra

Plot me vitamina C dhe K, fibra dhe antioxidantë, përmirësojnë sistemin imunitar dhe tretjen.

Luleshtrydhja

E pasur me vitaminë C, mangan dhe shumë antioksidantë, ndihmon në parandalimin e plakjes dhe shëndetin e lëkurës.